STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 094 (Bad conscience 6)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

94. Ndërgjegje e keqe 6


Ringu kishte vjedhur organon e misionarit. Dhe e shqetësonte shumë ndërgjegjja. Vjedhja nuk e bën njeriun të lumtur. E dini edhe ju këtë gjë? Nëse keni marrë diçka nga një dyqan apo nga portofoli i nënës suaj, nuk ka rëndësi vendi ku e keni marrë. Ekziston vetëm një mënyrë për të vënë drejtësi përsëri.

Ringu zgjodhi të bënte gjënë e duhur. Ai i kërkoi Jezusit falje dhe donte ta kthente atë që kishte vjedhur.

I mbrehu demat në karrocë dhe e vendosi organon mbi të.

Battu: "Ringu, çfarë po bën?"

Ringu: "Do ja kthej organon."

Battu: "A je çmendur? Pse e vodhe kur do t’a kthesh? Nuk të kuptoj më që kur ke vendosur të besosh në Jezusin."

Ringu: "Hidhu! Do të ta tregoj gjatë rrugës."

Ringu ishte me nxitim për të shkuar në qytet.

Ai u gëzua që e gjeti menjëherë zonjën Merry. Ajo punonte si përkthyese e Biblës në Indi.

Zonja Merry: "Përshëndetje ju të dy. Sa mirë që erdhët. Më duheshit. Më mungojnë disa fjalë kurku në përkthimin tim. A do të më ndihmoni?"

Ringu: "Po, por më parë dua të takoj Sahib Grubb."

Zonja Merry: "Ai nuk është këtu. Ishte shumë i sëmurë. Një avion e ktheu në shtëpinë e tij në Amerikë. Por mjekët nuk mundën ta ndihmonin. Sahib Grubb tani është në parajsë."

Ringu: "Sahib është në parajsë? Me Zotin Jezus? Ai me siguri është shumë i lumtur atje. Por ai nuk është më këtu me ne."

Zonja Merry: "Jo, nuk është më me ne."

Ky lajm e trishtoi shumë Ringun. Ai qau.

Zonja Merry: "Shiko, unë kam një foto të tij. Dëshiron ta mbash?"

Ringu: "Shumë faleminderit. Ky është Sahibi im që më tregoi për Zotin Jezus."

Zonja Merry: "Ringu, Zoti ka një plan për jetën tënde. Unë besoj se Ai dëshiron që ti t'u tregosh të tjerëve për Të."

Ringu: "Por unë, kam vjedhur diçka, organon. Është jashtë në karrocë."

Tani nuk ishte më një e fshehtë. Dhe Ringu u qetësua.

Zonja Merry e fali. I çliruar, u hodh mbi karrocë dhe ia ktheu sendin e vjedhur.

Ringu: "Mirupafshim, Zonja Merry. Herën tjetër që do t'ju vizitoj do t'ju them shumë fjalë kurku. Por tani duhet të shkojmë të gjejmë dru zjarri."

Dhe duke udhëtuar, ai lutej.

Ringu: "Shumë faleminderit, Zoti Jezus, që më fale. Të lutem, thuaj Sahibit se ia ktheva organon. Jam shumë i lumtur dhe dua të të shërbej."

Battu: "Ringu, a do më tregosh mua për Jezusin?"

Ringu: "Po, do të më pëlqente të të tregoja për të çdo ditë."


Folësit: Autori, Battu, Ringu, Zonja Merry

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:15 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)