STORIES for CHILDREN by Sister Farida(www.wol-children.net) |
|
Home عربي |
Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 094 (Bad conscience 6) This page in: -- ALBANIAN -- Arabic? -- Armenian -- Aymara -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- Farsi -- French -- Fulfulde -- German -- Greek -- Guarani -- Hebrew -- Hindi -- Indonesian -- Italian -- Japanese -- Kazakh -- Korean -- Kyrgyz -- Macedonian -- Malayalam? -- Platt (Low German) -- Portuguese -- Punjabi -- Quechua -- Romanian -- Russian -- Serbian -- Slovene -- Spanish-AM -- Spanish-ES -- Swedish -- Swiss German? -- Tamil -- Turkish -- Ukrainian -- Urdu -- Uzbek
DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët
94. Ndërgjegje e keqe 6Ringu kishte vjedhur organon e misionarit. Dhe e shqetësonte shumë ndërgjegjja. Vjedhja nuk e bën njeriun të lumtur. E dini edhe ju këtë gjë? Nëse keni marrë diçka nga një dyqan apo nga portofoli i nënës suaj, nuk ka rëndësi vendi ku e keni marrë. Ekziston vetëm një mënyrë për të vënë drejtësi përsëri. Ringu zgjodhi të bënte gjënë e duhur. Ai i kërkoi Jezusit falje dhe donte ta kthente atë që kishte vjedhur. I mbrehu demat në karrocë dhe e vendosi organon mbi të. Battu: "Ringu, çfarë po bën?" Ringu: "Do ja kthej organon." Battu: "A je çmendur? Pse e vodhe kur do t’a kthesh? Nuk të kuptoj më që kur ke vendosur të besosh në Jezusin." Ringu: "Hidhu! Do të ta tregoj gjatë rrugës." Ringu ishte me nxitim për të shkuar në qytet. Ai u gëzua që e gjeti menjëherë zonjën Merry. Ajo punonte si përkthyese e Biblës në Indi. Zonja Merry: "Përshëndetje ju të dy. Sa mirë që erdhët. Më duheshit. Më mungojnë disa fjalë kurku në përkthimin tim. A do të më ndihmoni?" Ringu: "Po, por më parë dua të takoj Sahib Grubb." Zonja Merry: "Ai nuk është këtu. Ishte shumë i sëmurë. Një avion e ktheu në shtëpinë e tij në Amerikë. Por mjekët nuk mundën ta ndihmonin. Sahib Grubb tani është në parajsë." Ringu: "Sahib është në parajsë? Me Zotin Jezus? Ai me siguri është shumë i lumtur atje. Por ai nuk është më këtu me ne." Zonja Merry: "Jo, nuk është më me ne." Ky lajm e trishtoi shumë Ringun. Ai qau. Zonja Merry: "Shiko, unë kam një foto të tij. Dëshiron ta mbash?" Ringu: "Shumë faleminderit. Ky është Sahibi im që më tregoi për Zotin Jezus." Zonja Merry: "Ringu, Zoti ka një plan për jetën tënde. Unë besoj se Ai dëshiron që ti t'u tregosh të tjerëve për Të." Ringu: "Por unë, kam vjedhur diçka, organon. Është jashtë në karrocë." Tani nuk ishte më një e fshehtë. Dhe Ringu u qetësua. Zonja Merry e fali. I çliruar, u hodh mbi karrocë dhe ia ktheu sendin e vjedhur. Ringu: "Mirupafshim, Zonja Merry. Herën tjetër që do t'ju vizitoj do t'ju them shumë fjalë kurku. Por tani duhet të shkojmë të gjejmë dru zjarri." Dhe duke udhëtuar, ai lutej. Ringu: "Shumë faleminderit, Zoti Jezus, që më fale. Të lutem, thuaj Sahibit se ia ktheva organon. Jam shumë i lumtur dhe dua të të shërbej." Battu: "Ringu, a do më tregosh mua për Jezusin?" Ringu: "Po, do të më pëlqente të të tregoja për të çdo ditë." Folësit: Autori, Battu, Ringu, Zonja Merry © E drejta e autorit: CEF Gjermani |