STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 095 (I can't see Him)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAS -- perform them for other children!
Plays for children to perform

95. Nuk mund t’a shoh Atë


Mrekulli fare, kam një letër nga Anke. Pyes veten se çfarë ka shkruar ajo?

(tingulli i një letre duke u grisur)

Anke: "Përshëndetje! Më pëlqejnë shumë dramat tuaja. Mund të dëgjoja muzikë dhe këngë kush e di sa herë. Unë jam 10 vjeçe dhe më pëlqejnë historitë emocionuese nga Bibla. Jam shumë e lumtur që Zoti më do. Feja është lënda ime e preferuar. Mirupafshim nga Ankeja juaj besnike."

Jam shumë i lumtur që të plotësoj dëshirën e Ankes.

Ja dhe kënga, "As nuk e shikoj, dhe as nuk e dëgjoj, e megjithatë Ai është me mua!"

Jam i sigurt që do ta mësoni shumë shpëjt refrenin, dhe më pas mund ta këndoni bashkë me ne.

(muzika në sfond) Autori lexon me zë të lartë:

As nuk e shikoj, e as nuk e dëgjoj, e megjithatë në mua Ai jeton!
Edhe pse Zotin nuk e shikoj, Jezusi pranë më qëndron.
Nëse në Të as beson dhe gjë s’kupton,
Këngën time dëgjo ndërsa unë e këndoj.

As nuk e shikoj, e as nuk e dëgjoj, e megjithatë në mua Ai jeton!
Edhe pse Zotin nuk e shikoj, Jezusi pranë më qëndron.
Jo të gjithë e shohin se Jezusi në botë jeton.
Edhe pse të krishterë, Zotin e kanë harruar.

As nuk e shikoj, e as nuk e dëgjoj, e megjithatë në mua Ai jeton!
Edhe pse Zotin nuk e shikoj, Jezusi pranë më qëndron.
Sa herë besnike ndaj Jezusit qëndroj dhe me Të ec plot gëzim,
Bota do të shohë në mua, Jezusin.

As nuk e shikoj, e as nuk e dëgjoj, e megjithatë në mua Ai jeton!
Edhe pse Zotin nuk e shikoj, Jezusi pranë më qëndron.
Shikoni natyrën gjithë lavdinë e saj,
Pyllin, fushat, universin – që Zoti krijoi!

As nuk e shikoj, e as nuk e dëgjoj, e megjithatë në mua Ai jeton!
Edhe pse Zotin nuk e shikoj, Jezusi pranë më qëndron.
Sa herë nga rreziku Zoti më ka mbrojtur:
Dhe në kohë vështirësie më ka ndihmuar.

As nuk e shikoj, e as nuk e dëgjoj, e megjithatë në mua Ai jeton!
Edhe pse Zotin nuk e shikoj, Jezusi pranë më qëndron.

Gëzohuni, sepse Zoti është pranë nesh. Edhe pranë teje.

Jezusi tha: Duhet ta dini këtë, se unë jam me ju, gjithë ditët, deri në mbarim të botës. (Mateu 28:20)


Folësit: Autori, Anke

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on February 06, 2023, at 05:05 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)