Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 096 (My parents are separated)
96. Prindërit e mi janë të divorcuar
Vajza: "Kjo po që ishte lojë."
Djali: "E fituam kuicin."
Vajza: "Mburravec."
Fëmijët ishin të lumtur teksa u përshëndetën më pas me Grupin e të Rinjve. Por jo Steffi.
Autori: "Steffi, çfarë ka që nuk shkon? Ka kohë që dukesh ndryshe. Mos je sëmurë?"
Steffi: "Gjithçka është kot fare. Babi im nuk është më aty. Ai u largua. Vetëm, pa mua dhe motrën time. Mami tha që ai ka një shoqe. Ai e do atë më shumë sesa na do neve."
Autori: "Kjo duhet të jetë e tmerrshme për ju. E di si është kur prindërit ndahen."
Steffi: "Që kur iku ai gjithçka duket aq shumë e zymtë."
Autori: "Dhe ti ndihesh e braktisur, apo jo?"
Steffi: "E urrej atë. Ajo ma mori babin tim. A mendon se ai do të kthehet ndonjëherë tek ne? A mundet Jezusi të na kthejë siç ishim?"
Autori: "Unë jam shumë i sigurt se Ai mundet, Steffi. Ai dëshiron që çdo familje të lulëzojë. Ai nuk e dëshiron këtë ndarje. Por ka një problem."
Steffi: "Çfarë problemi?"
Autori: "Njerëzit janë problemi i Tij. Ata nuk duan të bëjnë atë që Ai dëshiron që ata të bëjnë. Ata preferojnë të ecin në rrugën e tyre dhe të divorcohen. Fëmijët gjithmonë vuajnë shumë kur kjo ndodh. Sepse lë një plagë të thellë."
Steffi: "Sa do doja që babi im të kthehej përsëri dhe gjithçka të ishte si më parë."
Autori: "Do të lutem për këtë gjë dhe e di që Jezusi e dëshiron gjithashtu. Por nëse ndodh e kundërta, dije se Ai mund t'i shërojë të gjitha plagët, Steffi. Kjo mund të marrë kohë dhe ndonjëherë plagët mund edhe të hapen sërish."
Steffi: "Sa herë mendoj për babin, më vjen për të qarë."
Autori: "Të kuptoj. Shiko, Jezusi dëshiron të të ngushëllojë me vargun që është shkruar në këtë copë letër. Lexoje të lutem."
Steffi: "Edhe nëse nëna dhe babai më braktisin, Zoti do të më pranojë."
Autori: "Njerëzit na zhgënjejnë dhe na braktisin, por Jezusi nuk do ta braktiste kurrë. Mund të qash me Të dhe të derdhësh zemrën tënde tek Ai. Ai është gjithmonë pranë teje. Ky varg do të ta kujtojë, kështu që pot a lë ty."
Steffi: "Faleminderit. A mund të flas me ju përsëri për këtë gjë ndonjëherë?"
Autori: "Natyrisht. Unë gjithmonë do të gjej kohë për ty, Steffi."
Steffi: "Më duhet të iki tani. Mirupafshim."
Autori: "Mirupafshim, shihemi më vonë. Mund të më shkruash, gjithashtu."
Folësit: Autori, vajza, djali, Steffi
© E drejta e autorit: CEF Gjermani