STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 074 (Beating the innocent 2)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

74. Goditja e të pafajshmit 2


Mësuesi i ri ishte shumë ndryshe. Edhe Jimi, mburraveci i vjetër, mbeti pa fjalë për metodat që përdorte ai. Mësuesi u lut dhe më pas shoku Nr. 2 erdhi.

Mësuesi: "Nëse duam të shkojmë mirë, atëherë na duhen rregulla të reja shkollore. Dua që ju ti vini ato."

Kjo ia mori frymën Jimit. Asgjë e tillë nuk kishte ndodhur më parë.

Vajzë shkolle: "Mos kopjoni nga njëri tjetri."

Mësuesi: "Mirë e the. Por rregullat janë të vlefshme vetëm kur ka një ndëshkim për mosmbajtjen e tyre."

Jim: "Tre goditje për atë që kopjon."

Auç! Në atë kohë, nxënësit ndëshkoheshin me shkop.

Këto dhe rregulla të tjera mësuesi i shkroi në dërrasë të zezë. Për disa javë, gjithçka shkoi mirë. Por një mëngjes, mësuesi hyri në klasë dhe ishte shumë i trishtuar.

Mësuesi: "Mbajini librat mbyllur. Kam një lajm të keq. Dikush theu rregullat e shkollës dhe vodhi sanduiçin e Jimit. A do të rrëfehet fajtori?"

Të gjithë mbajtën frymën. Tom i vogël, i cili ishte ulur në rreshtin e parë, belbëzoi:

Tom: "Unë… unë e bëra. Isha… aq i uritur sa e mora. Më vjen keq."

Prindërit e Tomit ishin shumë të varfër dhe shpesh nuk kishin ushqim. Askush nuk donte që ai të dënohej. Por mësuesi duhej të ishte i qëndrueshëm.

Mësuesi: "Vetë i vendosët rregullat: fajtori duhet të dënohet, përndryshe askush nuk do të bindet më. Tom, eja përpara klasës. Dhjetë goditje është dënimi për vjedhjen." Mësuesi mori shkopin.

Jim: "Prit, ishte sanduiçi im. Po e fal."

Mësuesi: "Jim, sa mirë nga ana jote, por dikush duhet të ndëshkohet."

Jim: "Atëherë më godit mua, por mos e lëndo Tom-in."

Mësuesi: "Në rregull. Bëhet dhe kështu. Rregulli thotë dhjetë goditje, por nuk thotë se cilin duhet të godasësh."

Pastaj klasa përjetoi se si një person i pafajshëm u godit në vend të atij që kishte vjedhur.

Ky ishte fillimi i një miqësie për Jim dhe Tom.

Të gjithë dëgjuan me vëmendje ndërsa mësuesi u tregoi më pas për Jezusin, i cili mori mbi vete dënimin për çdo njeri në botë.

Mësuesi: "E Premtja e Mirë na kujton se Jezusi është i pafajshëm dhe se Ai u ndëshkua në vendin tonë. Ne të gjithë kemi shkelur rregullat e Zotit. Për këtë arsye, Jezusi vullnetarisht e la Veten të ndëshkohej. Ai mori dënimin me vdekje kur vdiq në kryq. Kushdo që beson në Të është i lirë dhe ka jetë të përjetshme. Pashka është garancia që Jezusi u ringjall nga të vdekurit dhe jeton."


Folësit: Autori, mësuesi, një vajzë shkolle, Jim, Tom

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:10 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)