STORIES for CHILDREN by Sister Farida(www.wol-children.net) |
|
Home عربي |
Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 074 (Beating the innocent 2) This page in: -- ALBANIAN -- Arabic? -- Armenian -- Aymara -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- Farsi -- French -- Fulfulde -- German -- Greek -- Guarani -- Hebrew -- Hindi -- Indonesian -- Italian -- Japanese -- Kazakh -- Korean -- Kyrgyz -- Macedonian -- Malayalam? -- Platt (Low German) -- Portuguese -- Punjabi -- Quechua -- Romanian -- Russian -- Serbian -- Slovene -- Spanish-AM -- Spanish-ES -- Swedish -- Swiss German? -- Tamil -- Turkish -- Ukrainian -- Urdu -- Uzbek
DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët
74. Goditja e të pafajshmit 2Mësuesi i ri ishte shumë ndryshe. Edhe Jimi, mburraveci i vjetër, mbeti pa fjalë për metodat që përdorte ai. Mësuesi u lut dhe më pas shoku Nr. 2 erdhi. Mësuesi: "Nëse duam të shkojmë mirë, atëherë na duhen rregulla të reja shkollore. Dua që ju ti vini ato." Kjo ia mori frymën Jimit. Asgjë e tillë nuk kishte ndodhur më parë. Vajzë shkolle: "Mos kopjoni nga njëri tjetri." Mësuesi: "Mirë e the. Por rregullat janë të vlefshme vetëm kur ka një ndëshkim për mosmbajtjen e tyre." Jim: "Tre goditje për atë që kopjon." Auç! Në atë kohë, nxënësit ndëshkoheshin me shkop. Këto dhe rregulla të tjera mësuesi i shkroi në dërrasë të zezë. Për disa javë, gjithçka shkoi mirë. Por një mëngjes, mësuesi hyri në klasë dhe ishte shumë i trishtuar. Mësuesi: "Mbajini librat mbyllur. Kam një lajm të keq. Dikush theu rregullat e shkollës dhe vodhi sanduiçin e Jimit. A do të rrëfehet fajtori?" Të gjithë mbajtën frymën. Tom i vogël, i cili ishte ulur në rreshtin e parë, belbëzoi: Tom: "Unë… unë e bëra. Isha… aq i uritur sa e mora. Më vjen keq." Prindërit e Tomit ishin shumë të varfër dhe shpesh nuk kishin ushqim. Askush nuk donte që ai të dënohej. Por mësuesi duhej të ishte i qëndrueshëm. Mësuesi: "Vetë i vendosët rregullat: fajtori duhet të dënohet, përndryshe askush nuk do të bindet më. Tom, eja përpara klasës. Dhjetë goditje është dënimi për vjedhjen." Mësuesi mori shkopin. Jim: "Prit, ishte sanduiçi im. Po e fal." Mësuesi: "Jim, sa mirë nga ana jote, por dikush duhet të ndëshkohet." Jim: "Atëherë më godit mua, por mos e lëndo Tom-in." Mësuesi: "Në rregull. Bëhet dhe kështu. Rregulli thotë dhjetë goditje, por nuk thotë se cilin duhet të godasësh." Pastaj klasa përjetoi se si një person i pafajshëm u godit në vend të atij që kishte vjedhur. Ky ishte fillimi i një miqësie për Jim dhe Tom. Të gjithë dëgjuan me vëmendje ndërsa mësuesi u tregoi më pas për Jezusin, i cili mori mbi vete dënimin për çdo njeri në botë. Mësuesi: "E Premtja e Mirë na kujton se Jezusi është i pafajshëm dhe se Ai u ndëshkua në vendin tonë. Ne të gjithë kemi shkelur rregullat e Zotit. Për këtë arsye, Jezusi vullnetarisht e la Veten të ndëshkohej. Ai mori dënimin me vdekje kur vdiq në kryq. Kushdo që beson në Të është i lirë dhe ka jetë të përjetshme. Pashka është garancia që Jezusi u ringjall nga të vdekurit dhe jeton." Folësit: Autori, mësuesi, një vajzë shkolle, Jim, Tom © E drejta e autorit: CEF Gjermani |