STORIES for CHILDREN by Sister Farida(www.wol-children.net) |
|
Home عربي |
Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 073 (Shock in the classroom 1) This page in: -- ALBANIAN -- Arabic? -- Armenian -- Aymara -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- Farsi -- French -- Fulfulde -- German -- Greek -- Guarani -- Hebrew -- Hindi -- Indonesian -- Italian -- Japanese -- Kazakh -- Korean -- Kyrgyz -- Macedonian -- Malayalam? -- Platt (Low German) -- Portuguese -- Punjabi -- Quechua -- Romanian -- Russian -- Serbian -- Slovene -- Spanish-AM -- Spanish-ES -- Swedish -- Swiss German? -- Tamil -- Turkish -- Ukrainian -- Urdu -- Uzbek
DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët
73. Shokim në klasë 1Pushimet mbaruan. Sa keq! Por viti shkollor nuk do të ishte dhe aq i mërzitshëm. Nxënësit e shkollës Oak Tree rrinin bashkë në grupe të vogla. Ata ishin të veshur pak me stil të vjetër, por kështu ishte në atë kohë. Por mburreshin shumë. Sidomos Jim. Çfarëdo që ai thoshte, të tjerët e bënin. Jim: "Dëgjoni! Kur të vijë mësuesi i rid he të shokohet, nuk do e ketë shumë të gjatë qëndrimin me ne. Kemi përzënë tre deri më tani dhe ky nuk do zgjasë shumë." Vajzë shkolle nr.1: "Askush nuk mund të na përballojë, edhe pse jemi shumë të bindur dhe të gatshëm për të mësuar." (të gjithë nënqeshin dhe qeshin) Vajzë shkolle nr.2: "Po vjen. Shpejt, të futemi në klasë!" Vajzë shkolle nr.1: "Si përfundoi në shkollën tonë ky?" Vajzë shkolle nr.2: "Drejtori tha se e ka dërguar Zoti këtu." Jim: "Dhe do t’a bëjmë të kthehet nga ka ardhur." (të gjithë qeshin) (tingulli i ziles së shkollës) Zilja e shkollës ra. Jim dhe miqtë e tij u ulën në rreshtin e fundit. Kuriozë, ata prisnin të shihnin se çfarë do të ndodhte më pas. Mësuesi hyri në klasë. Ai ishte i këndshëm ndërsa shikonte nëpër klasë. Mësuesi: "Mirëmëngjes, goca dhe çuna. Do doja të shkonim mirë me njëri-tjetrin këtë vit. Nëse do të jetë një vit i mirë shkollor, atëherë na duhet një fillim i mbarë sot. Ngrihu ju lutem. Le të lutemi." Të lutemi? Nxënësit mbetën të shtangur. Jimi u trondit aq shumë saqë u ngrit automatikisht dhe mblodhi duart. Mësuesi: "Zoti Jezus, na ndihmo që të punojmë mirë së bashku dhe të kalojmë mirë këtë vit. Faleminderit për secilin student dhe lutem që secili t'ju njohë, sepse Ti e do secilin prej tyre. Amen." Studentët nuk e kuptuan se çfarë do të thoshte. Por lutja e tij depërtoi në zemrat e tyre. Mësuesi donte që ata të njihnin Jezusin sepse Jezusi i donte ata. Ata kurrë nuk kishin dëgjuar diçka të tillë më parë. Dhe nuk kishin shumë kohë për të menduar për të. Mezi e kishin marrë veten nga tronditja e parë dhe më pas erdhi e dyta. Do t'ju tregoj se çfarë ndodhi më pas në dramën e mëposhtme. Folësit: Autori, Jim, dy vajzat e shkollës, mësuesi © E drejta e autorit: CEF Gjermani |