STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 121 (Tracks in the snow 5)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

121. Gjurmë në borë 5


Annette po lexonte një libër. Por nuk mund të përqëndrohej fare.

Annette: "Gjyshe, po shkoj të shtrihem. Natën e mirë."

Por ajo nuk shkoi në dhomën e saj; në vend të kësaj doli jashtë dhe eci nëpër borën e thellë. Ishte shumë larg shtëpisë kur rrëshqiti dhe e ndrydhi këmbën aq keq sa nuk mund të ecte më.

Annette (duke qarë): "Çfarë të bëj tani? Do të jem ngrirë derisa dikush të më gjejë."

Ajo u ul në dëborë dhe qau. Yjet shkëlqenin në qiell. Annette ngriti sytë. A do ta shpëtonte Perëndia, edhe pse ajo ishte treguar e keqe me Lukasin?

Pastaj dëgjoi rrëshqitjen e skive.

Annette: "Ndihmë! Ndihmë! Lukas, ti je? Të lutem më ndihmo. Kam ndrydhur këmbën."

Lukas: "Do marr një slitë. Ja, mbulohu me xhaketën time derisa të kthehem."

Kur mbeti sërish vetëm, u lut me gjithë zemër.

Annette: "I dashur Zoti Jezus, jam mëkatare dhe kam nevojë për Ty. Të lutem më fal të gjitha mëkatet e mia. Dua të jem bija jote - dhe jo vetëm sepse jam e shqetësuar për momentin. Amen."

Lukas u kthye me një slitë dhe batanije.

Annette: "Lukas, më duhet të të them diçka. Unë t’a shkatërrova kalin e vogël prej druri. Jezusi më ka falur. Të lutem më fal edhe ti. Nuk të urrej më."

Lukas: "Ma mori mendja se ishe ti. Faleminderit që më tregove. Edhe unë të fal."

Annette ndihej e sigurt në shtëpi dhe Lukas u lut në vendin e fqinjit.

Lukas: "Zot Jezus, të lutem më jep një ide se si mund t'i dëshmoj Annette se më vjen keq për aksidentin e Danny-it."

Pastaj iu kujtua mjeku i qytetit. A mund t'ia kthente Danny-it këmbën si më parë? Në mes të natës dhe në mes të një stuhie bore, Lukas rrezikoi duke bërë ski deri në qytet. I rraskapitur, ai mbërriti shëndoshë e mirë, megjithëse ishte një gjë e rrezikshme. Por veprimi i tij ia vlente. Mjeku donte t’a ndihmonte. Danny-it iu desh të qëndronte në spital për një kohë të gjatë, por kur u kthye në shtëpi, u gëzua shumë. Ai mund të ecte përsëri! Lukas u ftua të merrte pjesë. I shkëlqyen sytë kur pa Danny -in duke ecur pa paterica.

Doktori: "Danny, duhet të falenderosh Lukasin. Ai rrezikoi jetën e tij kur erdhi të më takonte."

Lukas: "Nuk isha vetëm. Jezusi më dha idenë dhe më ndihmoi ta realizoja."

Dhe shoku i tij i vjetër në mal pagoi gjithçka. Por ky mbeti sekreti i Lukas-it.


Folësit: Autori, Annette, Lukas, doktori

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:22 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)