STORIES for CHILDREN by Sister Farida(www.wol-children.net) |
|
Home عربي |
Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 121 (Tracks in the snow 5) This page in: -- ALBANIAN -- Arabic? -- Armenian -- Aymara -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- Farsi -- French -- Fulfulde -- German -- Greek -- Guarani -- Hebrew -- Hindi -- Indonesian -- Italian -- Japanese -- Kazakh -- Korean -- Kyrgyz -- Macedonian -- Malayalam? -- Platt (Low German) -- Portuguese -- Punjabi -- Quechua -- Romanian -- Russian -- Serbian -- Slovene -- Spanish-AM -- Spanish-ES -- Swedish -- Swiss German? -- Tamil -- Turkish -- Ukrainian -- Urdu -- Uzbek
DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët
121. Gjurmë në borë 5Annette po lexonte një libër. Por nuk mund të përqëndrohej fare. Annette: "Gjyshe, po shkoj të shtrihem. Natën e mirë." Por ajo nuk shkoi në dhomën e saj; në vend të kësaj doli jashtë dhe eci nëpër borën e thellë. Ishte shumë larg shtëpisë kur rrëshqiti dhe e ndrydhi këmbën aq keq sa nuk mund të ecte më. Annette (duke qarë): "Çfarë të bëj tani? Do të jem ngrirë derisa dikush të më gjejë." Ajo u ul në dëborë dhe qau. Yjet shkëlqenin në qiell. Annette ngriti sytë. A do ta shpëtonte Perëndia, edhe pse ajo ishte treguar e keqe me Lukasin? Pastaj dëgjoi rrëshqitjen e skive. Annette: "Ndihmë! Ndihmë! Lukas, ti je? Të lutem më ndihmo. Kam ndrydhur këmbën." Lukas: "Do marr një slitë. Ja, mbulohu me xhaketën time derisa të kthehem." Kur mbeti sërish vetëm, u lut me gjithë zemër. Annette: "I dashur Zoti Jezus, jam mëkatare dhe kam nevojë për Ty. Të lutem më fal të gjitha mëkatet e mia. Dua të jem bija jote - dhe jo vetëm sepse jam e shqetësuar për momentin. Amen." Lukas u kthye me një slitë dhe batanije. Annette: "Lukas, më duhet të të them diçka. Unë t’a shkatërrova kalin e vogël prej druri. Jezusi më ka falur. Të lutem më fal edhe ti. Nuk të urrej më." Lukas: "Ma mori mendja se ishe ti. Faleminderit që më tregove. Edhe unë të fal." Annette ndihej e sigurt në shtëpi dhe Lukas u lut në vendin e fqinjit. Lukas: "Zot Jezus, të lutem më jep një ide se si mund t'i dëshmoj Annette se më vjen keq për aksidentin e Danny-it." Pastaj iu kujtua mjeku i qytetit. A mund t'ia kthente Danny-it këmbën si më parë? Në mes të natës dhe në mes të një stuhie bore, Lukas rrezikoi duke bërë ski deri në qytet. I rraskapitur, ai mbërriti shëndoshë e mirë, megjithëse ishte një gjë e rrezikshme. Por veprimi i tij ia vlente. Mjeku donte t’a ndihmonte. Danny-it iu desh të qëndronte në spital për një kohë të gjatë, por kur u kthye në shtëpi, u gëzua shumë. Ai mund të ecte përsëri! Lukas u ftua të merrte pjesë. I shkëlqyen sytë kur pa Danny -in duke ecur pa paterica. Doktori: "Danny, duhet të falenderosh Lukasin. Ai rrezikoi jetën e tij kur erdhi të më takonte." Lukas: "Nuk isha vetëm. Jezusi më dha idenë dhe më ndihmoi ta realizoja." Dhe shoku i tij i vjetër në mal pagoi gjithçka. Por ky mbeti sekreti i Lukas-it. Folësit: Autori, Annette, Lukas, doktori © E drejta e autorit: CEF Gjermani |