Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 040 (The small sailboat)
40. Varka e vogël me vela
Më në fund mbërritën pushimet! Jeff mezi i priste këto pushime. Ai donte të flinte dhe të kishte shumë kohë për hobin e tij.
Me entuziazëm punoi për ditë të tëra duke ndërtuar një varkë me vela. Madje shkoi ta përfundonte në fabrikën e babait të tij. Gjëja e fundit që bëri ishte lyerja e varkës me bojë të kuqe dhe blu dhe në të tre direkët vari një velë të bardhë. Me krenari shkoi me varkën e tij të vogël me vela në breg dhe e la të lundronte në dallgë. Dhe nuk e vuri re që një grup djemsh po shikonin dhe iu afruan më shumë.
Djali: "A e ndërtove vetë atë gjë? Thjesht duam ta marrim dhe ta lëmë të lundrojë."
Para se Jeff të mund të thoshte një fjalë, e shtynë në kallamishte. Në kohën kur ai u ngrit, grupi ishte zhdukur, e po ashtu edhe varka e tij me vela.
Gati duke qarë, u kthye në shtëpi.
Babai: "Do të të ble një varkë të re me vela."
Jeff: "Por Babi, dua atë që bëra vetë."
Kaluan javë. Një ditë Jeff pa një varkë me vela nga dritarja e një dyqani.
Jeff: "Babi, ajo është varka ime me vela!"
Babai: "A je i sigurt?"
Jeff: "Po, shumë i sigurt. Nuk ja shikon shenjën në cep?"
Jeff vrapoi për në dyqan drejt shitëses:
Jeff: "Kjo varka nuk është e jotja. Është e imja."
Babai i Jeff i shpjegoi gjithçka shitëses së habitur. Kur ai mbaroi, ajo tha:
Shitësja: "E kam blerë këtë varkë me vela nga një grup djemsh. Le të bëjmë një marrëveshje: të ta shes varkën po aq sa e bleva."
Jeff ra dakord dhe pagoi për varkën me vela që ai vetë kishte ndërtuar.
Kur po ktheheshin për në shtëpi tha:
Jeff: "Varka ime e vogël, tani je e imja dy herë. Herën e parë të bëra vetë, dhe të dytën, të bleva."
Babai: "A i përket dhe Zotit dy herë?"
Jeff: "Pse dy herë?"
Babai: "Epo, Zoti e krijoi njeriun, por pastaj njeriu u largua nga Zoti për shkak të mëkatit. Kur Jezusi vdiq në kryq, Ai pagoi me jetën e Tij që ne t'i përkisnim përsëri Perëndisë."
Jeff: "Dhe si mund ta di që i përkas Zotit dy herë?"
Babai: "Kërkoji Jezusit që të të falë për të gjithë mëkatin tënd, kërkoji Atij të vijë në jetën tënde dhe atëherë do të jesh një fëmijë i Perëndisë. Si fëmijë i Zotit, ti i përket Atij dy herë."
Folësit: Autori, djali, babai, Jeff, shitësja
© E drejta e autorit: CEF Gjermani