STORIES for CHILDREN by Sister Farida(www.wol-children.net) |
|
Home عربي |
Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 040 (The small sailboat) This page in: -- ALBANIAN -- Arabic? -- Armenian -- Aymara -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- Farsi -- French -- Fulfulde -- German -- Greek -- Guarani -- Hebrew -- Hindi -- Indonesian -- Italian -- Japanese -- Kazakh -- Korean -- Kyrgyz -- Macedonian -- Malayalam? -- Platt (Low German) -- Portuguese -- Punjabi -- Quechua -- Romanian -- Russian -- Serbian -- Slovene -- Spanish-AM -- Spanish-ES -- Swedish -- Swiss German? -- Tamil -- Turkish -- Ukrainian -- Urdu -- Uzbek
DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët
40. Varka e vogël me velaMë në fund mbërritën pushimet! Jeff mezi i priste këto pushime. Ai donte të flinte dhe të kishte shumë kohë për hobin e tij. Me entuziazëm punoi për ditë të tëra duke ndërtuar një varkë me vela. Madje shkoi ta përfundonte në fabrikën e babait të tij. Gjëja e fundit që bëri ishte lyerja e varkës me bojë të kuqe dhe blu dhe në të tre direkët vari një velë të bardhë. Me krenari shkoi me varkën e tij të vogël me vela në breg dhe e la të lundronte në dallgë. Dhe nuk e vuri re që një grup djemsh po shikonin dhe iu afruan më shumë. Djali: "A e ndërtove vetë atë gjë? Thjesht duam ta marrim dhe ta lëmë të lundrojë." Para se Jeff të mund të thoshte një fjalë, e shtynë në kallamishte. Në kohën kur ai u ngrit, grupi ishte zhdukur, e po ashtu edhe varka e tij me vela. Gati duke qarë, u kthye në shtëpi. Babai: "Do të të ble një varkë të re me vela." Jeff: "Por Babi, dua atë që bëra vetë." Kaluan javë. Një ditë Jeff pa një varkë me vela nga dritarja e një dyqani. Jeff: "Babi, ajo është varka ime me vela!" Babai: "A je i sigurt?" Jeff: "Po, shumë i sigurt. Nuk ja shikon shenjën në cep?" Jeff vrapoi për në dyqan drejt shitëses: Jeff: "Kjo varka nuk është e jotja. Është e imja." Babai i Jeff i shpjegoi gjithçka shitëses së habitur. Kur ai mbaroi, ajo tha: Shitësja: "E kam blerë këtë varkë me vela nga një grup djemsh. Le të bëjmë një marrëveshje: të ta shes varkën po aq sa e bleva." Jeff ra dakord dhe pagoi për varkën me vela që ai vetë kishte ndërtuar. Kur po ktheheshin për në shtëpi tha: Jeff: "Varka ime e vogël, tani je e imja dy herë. Herën e parë të bëra vetë, dhe të dytën, të bleva." Babai: "A i përket dhe Zotit dy herë?" Jeff: "Pse dy herë?" Babai: "Epo, Zoti e krijoi njeriun, por pastaj njeriu u largua nga Zoti për shkak të mëkatit. Kur Jezusi vdiq në kryq, Ai pagoi me jetën e Tij që ne t'i përkisnim përsëri Perëndisë." Jeff: "Dhe si mund ta di që i përkas Zotit dy herë?" Babai: "Kërkoji Jezusit që të të falë për të gjithë mëkatin tënd, kërkoji Atij të vijë në jetën tënde dhe atëherë do të jesh një fëmijë i Perëndisë. Si fëmijë i Zotit, ti i përket Atij dy herë." Folësit: Autori, djali, babai, Jeff, shitësja © E drejta e autorit: CEF Gjermani |