STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 041 (The chief and Jesus)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

41. Kryetari dhe Jezusi


Me hanxhar në dorë, misionari hapte rrugën nëpër xhungël. Dielli flakëronte nga qielli. Më në fund ai arriti në fshatin indian. Kryetari i përshëndeti përzemërsisht.

Asnjë burrë i bardhë nuk kishte ardhur ndonjëherë në këtë fis për t'u treguar atyre për Jezusin. Daullet i thirrën të gjithë indianët të mblidheshin. Misionari filloi i lumtur.

Misionari: "Zoti më dërgoi tek ju që të dini se si të shkoni në parajsë."

Kryetari u gëzua për këtë lajm të mirë. U ngrit dhe shkoi të merrte diçka.

Kryetari: "Kryetari ja jep sëpatën Zotit."

Dhe më pas e dëgjon edhe pak më shumë.

Misionari: "Zoti ju do dhe dëshiron që ju të vini tek Ai. Por Zoti është i shenjtë dhe mëkatet tuaja ju kanë ndarë prej Tij. Mëkatarët nuk mund të hyjnë në parajsë."

Kjo i trishtoi indianët, sepse kishte të drejtë. Kishin vjedhur, gënjyer dhe vrarë dhe për këtë u vinte turp.

Misionari: "Mos u trishtoni. Zoti ju do. Ai dëshiron t'ju falë mëkatet tuaja."

I lumtur për këtë, Kryetari u ngrit në këmbë, u largua dhe solli një qilim të bukur, shumëngjyrësh.

Kryetari: "Kryetari është i lumtur që Zoti e do, ndaj i jep Zotit këtë qilim."

Misionari: "Perëndia dërgoi Birin e Tij në botë që të mund të paguante për mëkatet e të gjithë njerëzve."

Zoti kishte bërë kaq shumë! Kryetari u largua për të marrë gjënë më të çmuar që zotëronte.

Kryetari: "Kryetari i jep Zotit kalin e tij. Tani nuk kam asgjë më shumë për t'i dhënë Zotit."

Vërtet, asgjë tjetër? Misionari foli sërish.

Misionari: "Jezusi, Biri i Perëndisë, vdiq vullnetarisht në kryq për mëkatet tuaja. Ai të do ty. Besoni në Të dhe Ai do t'ju falë mëkatet tuaja dhe do të shkoni në parajsë një ditë."

Fytyra e Kryetarit shkëlqeu.

Kryetari: "Oh, tani e di se çfarë tjetër mund t'i jap Zotit. Do i jap Atij zemrën time dhe do besoj se Ai vdiq për mua."

Shumë të tjerë bënë të njëjtën gjë dhe u kthyen të lumtur në çadrat e tyre.

Dëshironi edhe ju të jeni të lumtur në këtë mënyrë? Nëse po ndiqni shembullin e Kryetarit dhe besoni në Zotin Jezus.


Folësit: Autori, misionari, Kryetari

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:02 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)