STORIES for CHILDREN by Sister Farida(www.wol-children.net) |
|
Home عربي |
Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 019 (Who is the true God 4) This page in: -- ALBANIAN -- Arabic? -- Armenian -- Aymara -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- Farsi -- French -- Fulfulde -- German -- Greek -- Guarani -- Hebrew -- Hindi -- Indonesian -- Italian -- Japanese -- Kazakh -- Korean -- Kyrgyz -- Macedonian -- Malayalam? -- Platt (Low German) -- Portuguese -- Punjabi -- Quechua -- Romanian -- Russian -- Serbian -- Slovene -- Spanish-AM -- Spanish-ES -- Swedish -- Swiss German? -- Tamil -- Turkish -- Ukrainian -- Urdu -- Uzbek
DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët
19. Kush është Zoti i vërtetë 4Mbreti Ashab ishte i tërbuar me Elian. Ashabi: "Ky Profet është fajtor për faktin se nuk ka rënë shi për kaq shumë kohë." Ashabi e fajësoi. A harroi ai se thatësira e madhe ekzistonte vetëm sepse kishte braktisur Zotin e gjallë? Kishin kaluar tre vjet. Tre vjet pa as edhe një pikë shiu. Pas kësaj Elia shkoi tek mbreti Ashab. Elia: "Mbreti Ashab, nëse do që të bjerë shi përsëri, mblidh gjithë kombin dhe gjithë priftërinjtë që adhurojnë Baalin; do të takohemi në malin Karmel. Atje do të shohim se kush është Perëndia i vërtetë: Zoti apo Baali." Ashabi iu bind Elias. Të nesërmen në mëngjes, i gjithë kombi u ngjit në majë të malit. Çfarë do të ndodhte? Elia i foli turmës: Elia: "Edhe për sa kohë do të lëkundeni sa andej këndej? Vendosni sot kujt do t'i shërbeni: Zotit Perëndi - apo Baalit." Kombi heshti. Ata panë sesi Elia ndërtoi një altar dhe vendosi mbi të një kafshë flijimi. Të njëjtën gjë bënë edhe priftërinjtë e Baalit. Elia: "Prisni! Mos e ndizni zjarrin! Secili do t'i lutet Zotit të tij. Dhe Perëndia që lë zjarrin të bjerë si shi nga qielli është Perëndia i vërtetë." Menjëherë ndjekësit e Baalit filluan ta thërrasin. Për orë e orë të tëra. Por ata nuk morën përgjigje nga qielli. Elia u tall me ta: Elia: "Ha. Ulërini më fort. Ndoshta zoti juaj është në gjumë ose ka ikur me pushime!" Me zë të lartë dhe me gjithë zemër, Elia u lut: Elia: "Zot, Perëndi, tregoju popullit tënd sot se ti je Perëndia i Izraelit dhe unë jam shërbëtori yt." Uau! Papritmas zjarri ra nga qielli dhe dogji flijimin, drutë, gurët dhe madje edhe ujin! Gjithçka digjej për mrekulli. Të tronditur, njerëzit ranë me fytyrë për tokë dhe thirrën njëzëri: Kombi: "ZOTI është Perëndi! ZOTI është Perëndi!" Tani populli u bind dhe priftërinjtë e Baalit morën shpërblimin që meritonin ku të gjithë duhej të vdisnin. Zoti është Perëndia! Elia iu lut Zotit edhe njëherë tjetër dhe më pas retë e zeza mbuluan qiellin. Filluan pikat e para të shiut. I vetmi Zot i gjallë bëri që të bjerë shi përsëri. Folësit: Autori, Ashabi, Elia, kombi © E drejta e autorit: CEF Gjermani |