Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 003 (Pig slop or banquet dining)
3. Llucë derri ose banket
Babai qëndronte i trishtuar në dritare. Pak ditë më parë djali i tij më i vogël kishte ikur. Sapo ishte larguar. Me vete mori gjithë paratë e trashëgimisë së tij dhe u largua. Dhe as nuk e ktheu kokën pas as edhe njëherë!
Babai e donte shumë. Ku ishte djali i tij? Si ishte ai?
Me sa duket po i ecte mirë. Kishte shumë para, shumë miq. Shkoi nga një festë në tjetrën. Ahengje, të qeshura, pije pa fund, madje bënte dhe gjëra që e dinte mirë se ishin të gabuara. Ai thjesht e la veten të ecte me turmën. Shumë shpejt pasuria e tij avulloi. Dhe bashkë me pasurinë, avulluan ashtu edhe miqtë e tij.
Të mos kishe punë ishte problem i madh. Më në fund ai gjeti punë tek një fermer. Të ruante derrat - puna më e keqe që mund të kishte pasur ndonjëherë! Aq i uritur ishte sa do të kishte ngrënë dhe ushqimin e derrave nëse do ta lejonin. I uritur dhe i veshur me rroba të rreckosura, u ul pranë derrave që kudërmonin nga era e qelbur.
Babai e donte shumë – po a e mori ai në konsideratë këtë gjë?
Papritur u ngrit dhe vendosi diçka. Ai tha:
Biri: "Do të çohem dhe do të shkoj tek im atë dhe do t`i them: Atë, mëkatova kundër qiellit dhe para teje."
Me të vërtetë, ai dëshironte t’ia rrëfente këtë gjë atit të tij.
Imagjinoni për një moment, edhe kur djali ishte ende larg, shumë larg shtëpisë së babait të tij, babai e pa edhe atëherë. Ai e donte djalin e tij ndaj dhe vrapoi ta takonte!
Pa thënë djali asnjë fjalë, babai e përqafoi fort dhe e puthi. I mbushur plot me gëzim thirri shërbëtorët dhe u tha:
Babai: "Shpejt! Më sillni rroba të pastra, një unazë dhe një palë këpucë. Përgatisni një festë! Do të festojmë, ardhjen e djalit tim! Ishte i vdekur, por u kthye në jetë! Kishte humbur, por u gjet përsëri dhe u kthye tek unë!"
Ashtu siç e donte ky baba djalin e tij, po ashtu Zoti na do mua dhe ty. Ai dëshiron që ne të kthehemi tek ai dhe të jetojmë me të. Kjo është arsyeja pse Jezusi e tregoi këtë histori.
A dëshiron të dish më shumë për dashurinë e Perëndisë dhe se si mund të vish tek Ai? Ju lutem na shkruani!
Folësit: Autori, biri, babai
© E drejta e autorit: CEF Gjermani