Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 002 (The storm rages)
2. Qetësimi i stuhisë
Papritur u ngrit një stuhi e fortë (zhurmat: stuhi, bubullima, shi).
Dallgët përplaseshin kundër varkës sa andej-këtej.
Stuhia ishte e egër. Ekuipazhi po përpiqej ti mbante rremat më fort. Burrat kishin frikë, sepse e dinin se sa e rrezikshme ishte një stuhi e tillë në Detin e Galilesë.
Përsëri një dallgë u përplas në varkë. Vetëtimat shkrepëtinin dhe deti gjëmonte.
A mund të shpëtonin ata?
Disa nga burrat në bord ishin peshkatarë. Ata kishin përjetuar një mot të tillë edhe më parë, por kjo stuhi ishte vërtet shumë më e keqe se çdo stuhi tjetër që kishin hasur më parë.
Dishepujt: "Ndihmë! Po fundosemi!"
Ndërsa po luftonin me jetën, Jezusi qëndronte i shtrirë në barkë – dhe po flinte!
Kur stuhia u përkeqësua shumë nga dishepujt në varkë i bërtitën Jezusit:
Dishepujt: "Jezus! A nuk e shikon që po mbytemi? Na ndihmo! Po zhytemi!"
Kë telefononi kur dallgët e frikës dhe shqetësimit ngrihen e përplasen mbi varkën tuaj të shpëtimit?
Jezusi është Zoti i të gjithëve. Ai u ngrit dhe i thirri erës.
Jezusi: "Pusho! Qetësohu!"
Menjëherë era ndaloi dhe ra një qetësi e madhe. Sikur të mos kishte pasur asnjë stuhi.
Dishepujt u mrekulluan nga kjo mrekulli.
Dishepujt: "Kush është Jezusi? Madje edhe era edhe uji i binden atij!"
Jezusi është Zot: Zot mbi gjithë natyrën, mbi gjithë sëmundjet dhe shpirtrat e këqij. Jezusi është Zot edhe mbi vdekjen.
Askush nuk është si Ai dhe askush nuk mund të bëjë atë që bën Ai.
E megjithatë dishepujt menduan se do të mbyteshin bashkë me Jezusin dhe barkën e tyre.
Jezusi: "Ku është besimi juaj? Pse keni frikë?"
Ata duhet ti bënin vetes të njëjtën pyetje që ju bëri Jezusi.
Jezusi është Zot i dallgëve të jetës suaj.
Fol me të për dallgët e asaj që të mungon, shqetësimit, problemeve në shkollë, apo sëmundjes.
Jezusi është Zot, ndaj mos ki frikë. Besoji Atij.
Folësit: Autori, dishepujt, Jezusi
© E drejta e autorit: CEF Gjermani