STORIES for CHILDREN by Sister Farida(www.wol-children.net) |
|
Home عربي |
Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 002 (The storm rages) This page in: -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Aymara -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- Farsi -- French -- Fulfulde -- German -- Greek -- Guarani -- Hebrew -- Hindi -- Indonesian -- Italian -- Japanese -- Kazakh -- Korean -- Kyrgyz -- Macedonian -- Malayalam? -- Platt (Low German) -- Portuguese -- Punjabi -- Quechua -- Romanian -- Russian -- Serbian -- Slovene -- Spanish-AM -- Spanish-ES -- Swedish -- Swiss German? -- Tamil -- Turkish -- Ukrainian -- Urdu -- Uzbek
DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët
2. Qetësimi i stuhisëPapritur u ngrit një stuhi e fortë (zhurmat: stuhi, bubullima, shi). Dallgët përplaseshin kundër varkës sa andej-këtej. Stuhia ishte e egër. Ekuipazhi po përpiqej ti mbante rremat më fort. Burrat kishin frikë, sepse e dinin se sa e rrezikshme ishte një stuhi e tillë në Detin e Galilesë. Përsëri një dallgë u përplas në varkë. Vetëtimat shkrepëtinin dhe deti gjëmonte. A mund të shpëtonin ata? Disa nga burrat në bord ishin peshkatarë. Ata kishin përjetuar një mot të tillë edhe më parë, por kjo stuhi ishte vërtet shumë më e keqe se çdo stuhi tjetër që kishin hasur më parë. Dishepujt: "Ndihmë! Po fundosemi!" Ndërsa po luftonin me jetën, Jezusi qëndronte i shtrirë në barkë – dhe po flinte! Kur stuhia u përkeqësua shumë nga dishepujt në varkë i bërtitën Jezusit: Dishepujt: "Jezus! A nuk e shikon që po mbytemi? Na ndihmo! Po zhytemi!" Kë telefononi kur dallgët e frikës dhe shqetësimit ngrihen e përplasen mbi varkën tuaj të shpëtimit? Jezusi është Zoti i të gjithëve. Ai u ngrit dhe i thirri erës. Jezusi: "Pusho! Qetësohu!" Menjëherë era ndaloi dhe ra një qetësi e madhe. Sikur të mos kishte pasur asnjë stuhi. Dishepujt u mrekulluan nga kjo mrekulli. Dishepujt: "Kush është Jezusi? Madje edhe era edhe uji i binden atij!" Jezusi është Zot: Zot mbi gjithë natyrën, mbi gjithë sëmundjet dhe shpirtrat e këqij. Jezusi është Zot edhe mbi vdekjen. Askush nuk është si Ai dhe askush nuk mund të bëjë atë që bën Ai. E megjithatë dishepujt menduan se do të mbyteshin bashkë me Jezusin dhe barkën e tyre. Jezusi: "Ku është besimi juaj? Pse keni frikë?" Ata duhet ti bënin vetes të njëjtën pyetje që ju bëri Jezusi. Jezusi është Zot i dallgëve të jetës suaj. Fol me të për dallgët e asaj që të mungon, shqetësimit, problemeve në shkollë, apo sëmundjes. Jezusi është Zot, ndaj mos ki frikë. Besoji Atij. Folësit: Autori, dishepujt, Jezusi © E drejta e autorit: CEF Gjermani |