STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 001 (Jesus loves children)

Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

1. Jezusi i do fëmijët


Njëherë princesha suedeze u pyet nga disa vizitorë: "A mund të na tregoni stolitë e kurorës?"

"Sigurisht," iu përgjigj ajo, shkoi tek dera, dhe u kthye me dy fëmijë. I mori të dy fëmijët dhe duke u buzëqeshur të ftuarve, tha: "Këta janë stolitë e mia."

Të ftuarit u habitën pasi prisnin të shihnin diamantë dhe gurë të tjerë të çmuar. Por shpejt e kuptuan që fëmijët për princeshën ishin më të çmuar sesa vetë gurët.

Është e vërtetë, jo të gjithë njerëzit kanë një zemër të madhe për fëmijët.

Por unë njoh dikë që i do fëmijët: Ai është Zoti Jezus.

Bibla na tregon për një kohë kur prindërit i sollën fëmijët e tyre te Jezusi që Ai t'i bekonte dhe që ata të mund ta njihnin. Por përpara se të arrinin te Jezusi, dëgjuan disa zëra të zemëruar.

Dishepujt: "Ku po shkoni? Largohuni! Ikni që këtu!"

Të frikësuar, fëmijët u ndalën. Nuk guxuan të thoshnin asnjë fjalë. Ishin pikërisht dishepujt e Jezusit ata që i qortuan aq ashpër.

Më vjen shumë mirë që historia nuk mbaron me kaq. Jezusi i do fëmijët prandaj edhe ndërhyri menjëherë.

Jezusi: "I lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë dhe mos i pengoni sepse e tyre është mbretëria e Perëndisë."

Jezusi i do fëmijët. Ai i ftoi, që ti besojnë dhe ta njohin Atë. Dhe ata që erdhën ishin…

… djem dhe vajza të moshës sate
… të mirë dhe të këqinj
… të mëdhenj dhe të vegjël
… të zhurmshëm dhe të turpshëm
… të zgjuar dhe jo aq të zgjuar
… vajza dhe djem me ngjyrë të ndryshme të lëkurës

Fëmijët nuk e harruan kurrë ditën kur Jezusi u shoqërua me ta dhe i bekoi.

Jezusi i do fëmijët!

Kjo i lumturoi fëmijët aq shumë sa shkuan dhe u treguan edhe fëmijëve të tjerë për Të.

Dhe gjithmonë kujto se Jezusi të do edhe ty, gjithashtu!

Në Bibël Ai të thotë ty: Kushdo që vjen tek unë nuk do ta largoj kurrë.


Folësit: Autori, dishepujt, Jezusi

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 07, 2023, at 12:00 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)