Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 037 (Jumping with joy at 15.00 o'clock)
37. Të kërcesh nga gëzimi në orën 15:00
Burri: "Nuk është e mundur jo!"
Gruaja: "O po është! Shikoje! Ai ecën."
Burri: "Ndoshta është ndonjë që i ngjason."
Gruaja: "Jam e sigurt që është ai. Ka çaluar për 40 vjet dhe tani mund të ecë."
Burri: "Nëse kjo nuk është mrekulli! Kurrë nuk kam parë një gjë të tillë."
Gruaja: "Shikoje sa i lumtur që është. Sa kërcen nga gëzimi."
Është e vërtetë: Ai eci, kërceu dhe lavdëroi Zotin. Njerëzit ia ngulën sytë atij dhe Pjetrit.
Pjetri: "Pse po na shikoni sikur ne e bëmë këtë të çalë të ecë përsëri? Jezusi e bëri! Besimi në emrin e Tij mund të bëjë mrekulli."
Dita në fakt filloi si çdo ditë tjetër. Pasdite Pjetri dhe Gjoni shkuan në tempull. Ky ishte një zakon i tyre, lutëshin çdo ditë në tempull në orën 3:00. Kur lutesh ti?
Në hyrje ata ndalën. Një lypës i çalë zgjati dorën drejt tyre:
Njeriu i çalë: "Mos kaloni pranë meje! Kini mëshirë për mua! Më jepni ndonjë lek."
Pjetri dhe Gjoni shikuan lypësin dhe Pjetri tha:
Pjetri: "Unë nuk kam as argjend, as ar. Unë nuk jam i pasur. Por atë që kam do t'ju jap: në emër të Zotit Jezu Krisht, ngrihuni dhe ecni."
Atëherë Pjetri e kapi për dore dhe e ndihmoi të ngrihej. Mrekullia ndodhi. Menjëherë këmbët dhe kyçet e burrit u bënë të drejta dhe të forta. Kërceu dhe mund të qëndronte dhe të ecte.
Burri nuk mund ta besonte. Ai ishte përsëri i shëndetshëm! Eci, kërceu dhe falënderoi Zotin. I gëzuar lavdëroi Perëndinë dhe të gjithë ata që e panë bënë të njëjtën gjë.
Jezusi dëshiron të bëjë mrekulli në jetën tuaj; besojini Atij.
Folësit: Autori, burri, gruaja, Pjetri, njeriu i çalë
© E drejta e autorit CEF Gjermani