Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 038 (A night in jail)
38. Një natë në burg
Jo, këta njerëzit e mirë nuk e pëlqyen fare. Fytyrat e tyre ishin të zymta, balli i rrudhosur dhe kishte zili në sytë e tyre.
Fariseu i parë: "Edhe për sa kohë duhët ta shohim këtë?"
Fariseu i dytë: "Të jetë për mua: i ndalojmë që tani që të mos flasin më për Jezusin."
Fariseu i parë: "Nëse vazhdojnë kështu, shumë shpejt të gjithë do të besojnë se Zoti e ngriti Jezusin nga vdekja."
Fariseu i dytë: "Le të kapim drejtuesit."
Kjo ishte njësoj sikur farisenjtë, të bënin sikur besonin. Së pari ata e lanë Jezusin të kryqëzohej dhe më pas duan t'i bëjnë dëshmitarët e Tij të heshtin. Policia e tempullit e shtyu veten përmes turmës. Ata i arrestuan Pjetrin dhe Gjonin, i morën dhe i mbyllën në burg ku kaluan natën.
Të nesërmen në mëngjes ata u morën në pyetje:
Gjyqtari: "Kush ju tha se duhet të predikoni? Si mund të bëni mrekulli, si mund të bëni një të çalë të ecë?"
Pjetri nuk e la veten të frikësohej. Me guxim ai tha:
Pjetri: "Ju na akuzoni sepse ne ndihmuam një të çalë. Mrekullia ndodhi nëpërmjet besimit në Zotin Jezus, të cilin ju e kryqëzuat dhe që Perëndia e ringjalli nga të vdekurit. Vetëm Jezusi mund t'u sjellë shpëtimin njerëzve - askush tjetër në të gjithë botën nuk mundet."
Gjykatësit u mahnitën nga guximi i Pjetrit dhe biseduan me njëri-tjetrin se çfarë të bënin me të.
Gjyqtari: "Çfarë duhet të bëjmë me këta njerëz? Nuk mund ta mohojmë faktin që një i çalë mund të ecë; të gjithë e panë."
Gjyqtari: "Por ne duhet t'i parandalojmë të tjerët që të mos dëgjojnë për këtë gjë. Ne thjesht do t'i ndalojmë ata të flasin për Jezusin."
Pjetri dhe Gjoni u sollën sërish.
Gjyqtari: "Ju burra, nuk ju lejohet të predikoni më për Jezusin. A e kuptoni? Ne presim që ju t'i bindeni këtij urdhri, përndryshe..."
Por Pjetri u përgjigj për vete dhe Gjonin:
Pjetri: "A pret vërtet që ne të të bindemi ty dhe jo Perëndisë? Është e pamundur që të heshtim. Kemi përjetuar kaq shumë me Jezusin dhe duhet t'u tregojmë të tjerëve për Të."
Ata u këshilluan të qëndronin të qetë edhe një herë dhe më pas u lejuan të shkonin.
Ne duhet t'i bindemi Perëndisë dhe jo njeriut. Ashtu si Pjetri dhe Gjoni.
Folësit: Autori, dy Farisenjtë, dy gjyqtarët, Pjetri
© E drejta e autorit: CEF Gjermani