Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 007 (On the winner's side)
7. Në anën e fitimtarit
Filistejtë filluan të luftojnë përsëri kundër izraelitëve. Vëllezërit më të mëdhenj të Davidit ishin në vijën e frontit. Ai duhej t'u sillte ushqim dhe të zbulonte se si po kalonin. Kur arriti në zonën e luftës, pa një gjigant të vërtetë - gati dhjetë metra i gjatë! - në anën tjetër. Emri i tij ishte Goliath. Ai i qortoi izraelitët dhe i mallkoi ata. Të gjithë ushtarët kishin frikë prej tij, madje edhe vetë mbreti Saul.
Vallë kishin harruar se Zoti është më i fortë se kushdo tjetër?
Goliathi: "Hej, ju izraelitë memecë! Ha, keni frikë! Hahaha! Do t'ju bëj ushqim të shijshëm për zogjtë. As Zoti juaj nuk do të jetë në gjendje t'ju ndihmojë. Unë jam më i fortë se ai."
Davidi: "A e dëgjuat se çfarë tha? Ai po tallet me Zotin! A do ta lejoni këtë gjë?"
Davidi u mërzit me fyerjet e këtij filisteu. Ishte një gjë të talleshe me izraelitët, por ishte një gjë komplet ndryshe, të talleshe me Perëndinë. E teproi shumë!
Davidi shkoi menjëherë tek mbreti Saul dhe i tha se do të luftonte vetë me gjigantin Goliath.
Davidi e kishte seriozisht. Mori vetëm shkopin e bariut dhe llastikun e tij dhe shkoi drejt Goliathit.
Zoti është më i fortë - kjo i dha atij guxim.
Shumë prej ushtarëve nuk mund t'u besonin syve kur panë bariun djaloshar; mbajtën frymën dhe po prisnin.
Goliathi po afrohej gjithnjë e më shumë.
Goliathi: "A të dukem si qen që më vjen pas me shkop në dorë? A mendon se Zoti yt do të të mbrojë? Hahaha, unë jam më i fortë se ai. Do të të vras."
Davidi: "Ti vjen kundër meje me shpatë dhe shtizë, por unë vij kundër teje me emrin e Zotit të Plotfuqishëm, të cilin ti e ke mallkuar. Ai është më i fortë se ti! Unë do të të mund dhe e gjithë bota do të shohë se Izraeli i shërben një Zoti të gjallë."
Davidi mori hobenë e tij, e rrotulloi... (zhurma e llastiqeve).
Goliathi: "Auuuuuuuuç!" (zhurmë përplasjeje)
Guri në llastikun e Davidit e goditi gjigantin direkt në kokë. Dhe ai ra përtokë, i vdekur.
Çfarë dobie i solli Goliathit të mallkonte Perëndinë? Kush ishte më i forti në fund? Zoti është më i fortë!
Folësit: Autori, Goliathi, Davidi
© E drejta e autorit: CEF Gjermani