STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 005 (God loves you)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

5. Zoti të do


Përshëndetje! Është kënaqësi që po na ndiqni! Mirë se erdhët!

A jeni të trishtuar apo të lumtur sot? Ndiheni të vetmuar apo të frikësuar? A jeni të shëndetshëm apo të sëmurë?

Nuk e di se si jeni, por dua t’ju jap një lajm të mrekullueshëm: Zoti të do ty! Të do ashtu siç je! Kur Zoti i gjallë krijoi qiejt dhe tokën, po mendonte për ty. U gëzua pa masë për ty që para se ti të lindje.

(Fut një këngë për dashurinë e Zotit ose një djalë ose një vajzë mund ta lexojë me zë të lartë me muzikë në sfond)

Kënga:
Çdo fëmijë e do Jezusi, çdo fëmijë kudo në botë!
Qoftë i kuq, qoftë i verdhë,
Qoftë i bardhë, qoftë i zi,
Të çmuar janë në sytë e Tij!
Jezusi e do çdo fëmijë kudo në botë!

Çdo fëmijë e do Jezusi, çdo fëmijë kudo në botë!
Qoftë i kuq, qoftë i verdhë,
Qoftë i bardhë, qoftë i zi,
Të çmuar janë në sytë e Tij!
Jezusi vdiq për çdo fëmijët kudo në botë!

Zoti do çdo person kudo në botë – të rritur dhe fëmijë. Ja pse Ai ka një dhuratë të mrekullueshme për gjithsecilin nga ne. Na thuhet edhe në Bibël:

"Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha birin e Tij të vetëmlindurin, që kushdo që beson në të, të mos humbasë por të ketë jetë të përjetshme." (Gjoni 3:16)

Dashuria e Zotit është e madhe. Ai dërgoi Birin e Tij në tokë që të vdiste për mëkatet tona. Jezusi u varros, por pas tri ditësh, Zoti e ringjalli nga të vdekurit. Dhe Ai tani ju fton të besoni në Zotin Jezu Krisht si Shpëtimtarin dhe Zotin tuaj.

Zëri i Zotit: "Po, të kam dashur me një dashuri të përjetshme; prandaj të kam tërhequr me dashamirësi." (Jeremia 31:3)

A do ta pranoni ftesën e Zotit? Do të jeni të gëzuar dhe nuk do të keni më frikë. Zoti është gjithmonë me ty. Dashuria e tij nuk mbaron kurrë. A e dinë miqtë tuaj këtë? Thuaju atyre se Zoti i do edhe ata.


Folësit: Autori, zëri i Zotit

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 11:54 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)