STORIES for CHILDREN by Sister Farida(www.wol-children.net) |
|
Home عربي |
Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 005 (God loves you) This page in: -- ALBANIAN -- Arabic? -- Armenian -- Aymara -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- Farsi -- French -- Fulfulde -- German -- Greek -- Guarani -- Hebrew -- Hindi -- Indonesian -- Italian -- Japanese -- Kazakh -- Korean -- Kyrgyz -- Macedonian -- Malayalam? -- Platt (Low German) -- Portuguese -- Punjabi -- Quechua -- Romanian -- Russian -- Serbian -- Slovene -- Spanish-AM -- Spanish-ES -- Swedish -- Swiss German? -- Tamil -- Turkish -- Ukrainian -- Urdu -- Uzbek
DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët
5. Zoti të doPërshëndetje! Është kënaqësi që po na ndiqni! Mirë se erdhët! A jeni të trishtuar apo të lumtur sot? Ndiheni të vetmuar apo të frikësuar? A jeni të shëndetshëm apo të sëmurë? Nuk e di se si jeni, por dua t’ju jap një lajm të mrekullueshëm: Zoti të do ty! Të do ashtu siç je! Kur Zoti i gjallë krijoi qiejt dhe tokën, po mendonte për ty. U gëzua pa masë për ty që para se ti të lindje. (Fut një këngë për dashurinë e Zotit ose një djalë ose një vajzë mund ta lexojë me zë të lartë me muzikë në sfond) Kënga: Çdo fëmijë e do Jezusi, çdo fëmijë kudo në botë! Zoti do çdo person kudo në botë – të rritur dhe fëmijë. Ja pse Ai ka një dhuratë të mrekullueshme për gjithsecilin nga ne. Na thuhet edhe në Bibël: "Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha birin e Tij të vetëmlindurin, që kushdo që beson në të, të mos humbasë por të ketë jetë të përjetshme." (Gjoni 3:16) Dashuria e Zotit është e madhe. Ai dërgoi Birin e Tij në tokë që të vdiste për mëkatet tona. Jezusi u varros, por pas tri ditësh, Zoti e ringjalli nga të vdekurit. Dhe Ai tani ju fton të besoni në Zotin Jezu Krisht si Shpëtimtarin dhe Zotin tuaj. Zëri i Zotit: "Po, të kam dashur me një dashuri të përjetshme; prandaj të kam tërhequr me dashamirësi." (Jeremia 31:3) A do ta pranoni ftesën e Zotit? Do të jeni të gëzuar dhe nuk do të keni më frikë. Zoti është gjithmonë me ty. Dashuria e tij nuk mbaron kurrë. A e dinë miqtë tuaj këtë? Thuaju atyre se Zoti i do edhe ata. Folësit: Autori, zëri i Zotit © E drejta e autorit: CEF Gjermani |