Home
Links
Contact
About us
Impressum
Site Map


YouTube Links
Spotify Links
App Download


WATERS OF LIFE
WoL AUDIO


عربي
Aymara
Azərbaycanca
Bahasa Indones.
বাংলা
Български
Cebuano
Deutsch
Ελληνικά
English
Español-AM
Español-ES
فارسی
Français
Fulfulde
Gjuha shqipe
Guarani
հայերեն
한국어
עברית
हिन्दी
Italiano
Қазақша
Кыргызча
Македонски
Malagasy
മലയാളം
日本語
O‘zbek
Plattdüütsch
Português
پن٘جابی
Quechua
Română
Русский
Schwyzerdütsch
Srpski/Српски
سِنڌِي‎
Slovenščina
Svenska
தமிழ்
Türkçe
Українська
اردو
中文

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 004 (Prayers can cause miracles)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

4. Lutjet bëjnë mrekulli


Rrugët ishin plot me pluhur, dielli digjte nga qielli. Por përsëri lypësi u ul në anë të rrugës. Sa herë që dëgjonte hapa, shtrinte dorën.

Bartimeu: "Më ndihmoni! Më jepni ndonjë lek."

Disa njerëzve u vinte keq për Bartimeun, të tjerët e anashkalonin.

Por një ditë në qytetin e Jerikos dukej sikur kishin dalë gjithë njerëzit në rrugë.

Bartimeu: "Çfarë po ndodh?"

Burri: "Jezusi, Biri i Perëndisë, po zbret në qytet, Ai i cili i do të gjithë, shëron të sëmurët, dhe madje mund të ringjallë të vdekurit."

Bartimeut të verbër i lindi një shpresë e re. A do ta dëgjonte Jezusi nëse e thërriste?

Me gjithë zemër ai i thirri Atij që nuk mund ta shihte:

Bartimeu: "Jezus, a do më ndihmosh mua!? Ki mëshirë për mua!"

Disa nga ata që e dëgjuan u mërzitën dhe e qortuan të verbërin.

Burri: "Pusho dhe largohu që këtu, përndryshe…"

A është e ndaluar të thërrasësh Jezusin? Jo!

Bartimeu nuk i dëgjoi njerëzit; përkundrazi thirri me zë akoma më të lartë:

Bartimeu: "Zoti Jezus, të lutem më ndihmo!"

Jezusi i dëgjon të gjithë. I dëgjon edhe lutjet e tua, gjithashtu.

Bibla na thotë se Jezusi ndaloi dhe urdhëroi:

Jezusi: "Silleni të verbrin tek unë."

Dhe pastaj Bartimeu qëndroi përballë Birit të Perëndisë. Ai nuk e shihte, por ndihej i qetë dhe i sigurt në praninë e Tij. Dhe dëgjoi zërin miqësor të Jezusit.

Jezusi: "Bartimeo, çfarë do prej meje? Çfarë do që të bëj unë për ty?"

Bartimeu nuk kishte pse mendohej shumë. Nevoja e tij më e madhe u bë lutja e tij:

Bartimeu: "Zot, do të doja të shikoja sërish."

Jezusi e dëgjoi dëshirën e tij.

Jezusi: "Rimerr dritën e syve! Besimi yt të shëroi."

Pikërisht në atë moment Bartimeu mundi të shihte plotësisht. Sytë e tij panë Atë që e dëgjoi lutjen e tij dhe iu përgjigj thirrjes së tij.

I gëzuar, ai e falënderoi Jezusin dhe që atëherë e në vazhdim, e ndoqi Jezusin me gjithë zemër.

Në Bibël Zoti, të thotë ty:

"Kërkomë ditën e fatkeqësisë; unë do të çliroj, dhe ti do të më lëvdosh."


Folësit: Autori, Bartimeu, burri, Jezusi

© E drejta e autoritt: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 11:53 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)