STORIES for CHILDREN by Sister Farida(www.wol-children.net) |
|
Home عربي |
Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 027 (Jesus dies on the cross) This page in: -- ALBANIAN -- Arabic? -- Armenian -- Aymara -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- Farsi -- French -- Fulfulde -- German -- Greek -- Guarani -- Hebrew -- Hindi -- Indonesian -- Italian -- Japanese -- Kazakh -- Korean -- Kyrgyz -- Macedonian -- Malayalam? -- Platt (Low German) -- Portuguese -- Punjabi -- Quechua -- Romanian -- Russian -- Serbian -- Slovene -- Spanish-AM -- Spanish-ES -- Swedish -- Swiss German? -- Tamil -- Turkish -- Ukrainian -- Urdu -- Uzbek
DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët
27. Jezusi vdes në kryqFëmija: "Mendoj se është e tmerrshme që Juda e tradhëtoi Jezusin." Fëmija: "Pse nuk luftoi Jezusi me ta? Mund t’a kishte çliruar Veten." Po është e vërtetë, Ai mundej, por kështu duhet të ndodhte. Fëmija: "Nuk e kuptoj." Biri i Perëndisë erdhi në botë për të vdekur për mëkatet tona. Përmes mosbindjes dhe fajit çdo njeri ndahet nga Zoti. Dhe paga e mëkatit është vdekja. Jezusi donte ta merrte këtë dënim mbi Vete, në mënyrë që të rivendoste përsëri miqësinë me Perëndinë. Fëmija: "Oh, tani e kuptoj." Vendimi përfundimtar u mor nga qeveritari. Sa herë që kombi festonte çlirimin e tij nga Egjipti, qeveritari lironte një të burgosur. Pilati: "Kë duhet të liroj nga burgu këtë vit? Jezusin apo Barabën?" Në fakt, Pilati donte ta linte Jezusin të lirë në vend të vrasësit Barabën, prandaj pyeti edhe një herë: Pilati: "Doni të liroj Barabën apo Jezusin?" Njerëzit: "Duam Barabën! Barabën!" Pilati: "Dhe çfarë të bëj me Jezusin?" Njerëzit: "Kryqëzoje! Kryqëzoje!" Dhe kështu ndodhi. Biri i Perëndisë e mbajti kryqin e rëndë prej druri në kurrizin e tij të gjakosur, deri në kodrën e Golgotës, që të vdiste në vendin tonë. Mori dënimin me vdekje mbi Veten, atë që ne e meritonim. Për gjashtë orë Jezusi u mbajt varur në kryq. Para se të vdiste, Ai tha dy fjalët më të rëndësishme në të gjithë botën: Jezusi: "U krye!" Pastaj mbylli sytë dhe vdiq për mëkatet e gjithë botës. Kushdo që beson në Jezusin do të ketë miqësi me Perëndinë si dhe jetë të përjetshme. A e besoni këtë? Kur Biri i Perëndisë vdiq, qielli u nxi katran - në mes të ditës! – dhe një tërmet tronditi gjithçka. I tronditur, centurioni tha: Centurioni: "Me siguri ky është Biri i Perëndisë!" Në mbrëmje, Jezusin e futën në një varr, por Ai nuk qëndroi atje. Më e mira nuk ka ardhur akoma! Do t'ju tregoj gjithçka në dramën e ardhshme. Folësit: Autori, dy fëmijët, Pilati, njerëzit, Jezusi, Centurioni © E drejta e autorit: CEF Gjermani |