STORIES for CHILDREN by Sister Farida(www.wol-children.net) |
|
Home عربي |
Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 026 (A friend betrays Jesus) This page in: -- ALBANIAN -- Arabic? -- Armenian -- Aymara -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- Farsi -- French -- Fulfulde -- German -- Greek -- Guarani -- Hebrew -- Hindi -- Indonesian -- Italian -- Japanese -- Kazakh -- Korean -- Kyrgyz -- Macedonian -- Malayalam? -- Platt (Low German) -- Portuguese -- Punjabi -- Quechua -- Romanian -- Russian -- Serbian -- Slovene -- Spanish-AM -- Spanish-ES -- Swedish -- Swiss German? -- Tamil -- Turkish -- Ukrainian -- Urdu -- Uzbek
DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët
26. Miku tradhëton JezusinMik apo armik? Si mendoni ju? Ai eci me shpejtësi nëpër rrugicat e ngushta të Jeruzalemit. I shqetësuar, ktheu kokën pas dhe më në fund mbërriti në shtëpinë e Kryepriftit. Pas dyerve të mbyllura u krijuan plane. Këta njerëz donin të vrisnin Jezusin. Dikush hapi derën dhe u habit kur pa një dishepull të Jezusit që qëndronte aty. Miku shkon tek armiku - çfarë do të thotë kjo? Juda: "Çfarë do të më jepni nëse ju tregoj vendin ku mund ta kapni Jezusin rob?" Një buzëqeshje e paturpshme mbuloi fytyrat e atyre që ishin aty. Kryeprifti: "Do të të japim 30 sikla argjendi." Marrëveshja u bë shpejt e shpejt. I lumtur me veten, Juda u largua nga pallati. Ndërgjegjja: "Judë, ti je dishepull i Jezusit, si mund ta tradhtosh për disa para?" Ndërgjegjja e tij duhet ta kishte dënuar shumë. Për tre vjet, ai ishte - të paktën nga jashtë - një mik, por zemra e tij ishte shumë larg Jezusit. Dhe tani ai priste momentin e duhur për ta tradhtuar Jezusin. Por Jezusi di gjithçka; ai e njeh zemrën e çdo personi. Duhej të ndodhte kështu. Jezusi e dinte se duhej të vdiste dhe u lut në kopshtin e Gjetsemanit. Papritur, një zë u dëgjua. Juda dhe ushtarët erdhën me pishtarë dhe shpata. Mik apo armik? Jezusi e tha një herë: "Kushdo që nuk është me mua është kundër meje." Me një puthje, e cila është shenjë miqësie, Juda e tradhtoi Zotin e tij. Shpejt e shpejt ushtarët e kapën Jezusin. Ata u sollën me Të në mënyrë shumë mizore. E rrahën, e fshikulluan dhe e pështynë në fytyrë. Pastaj e tërhoqën zvarrë këtë të pafajshëm te gjykatësi. Dëshmitarët e rremë e akuzuan atë. Shërbëtori i tempullit thirri: Shërbëtori i tempullit: "Nuk ke për të thënë ndonjë gjë për t’u mbrojtur?" Por Jezusi heshti dhe nuk tha asgjë. Kryeprifti: "Na thuaj tani – a je Ti Biri i Perëndisë!" Jezusi: "Ti po thua." Njerëzit: "Kurrsesi!" Njerëzit: "Nuk i besojmë Atij!" Njerëzit: "Meriton vdekjen!" Njerëzit: "Merreni që këtu!" Njerëzit: "Duhet të vdesë!" Ata nuk donin ta besonin. Po më pas? Historia do vazhdojë në dramën tjetër. Folësit: Autori (& ndërgjegjia), Juda, Kryeprifti, Shërbëtori i Tempullit, Jezusi, njerëzit © E drejta e autorit: CEF Gjermani |