STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 026 (A friend betrays Jesus)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

26. Miku tradhëton Jezusin


Mik apo armik? Si mendoni ju?

Ai eci me shpejtësi nëpër rrugicat e ngushta të Jeruzalemit. I shqetësuar, ktheu kokën pas dhe më në fund mbërriti në shtëpinë e Kryepriftit. Pas dyerve të mbyllura u krijuan plane. Këta njerëz donin të vrisnin Jezusin. Dikush hapi derën dhe u habit kur pa një dishepull të Jezusit që qëndronte aty.

Miku shkon tek armiku - çfarë do të thotë kjo?

Juda: "Çfarë do të më jepni nëse ju tregoj vendin ku mund ta kapni Jezusin rob?"

Një buzëqeshje e paturpshme mbuloi fytyrat e atyre që ishin aty.

Kryeprifti: "Do të të japim 30 sikla argjendi."

Marrëveshja u bë shpejt e shpejt. I lumtur me veten, Juda u largua nga pallati.

Ndërgjegjja: "Judë, ti je dishepull i Jezusit, si mund ta tradhtosh për disa para?"

Ndërgjegjja e tij duhet ta kishte dënuar shumë. Për tre vjet, ai ishte - të paktën nga jashtë - një mik, por zemra e tij ishte shumë larg Jezusit. Dhe tani ai priste momentin e duhur për ta tradhtuar Jezusin. Por Jezusi di gjithçka; ai e njeh zemrën e çdo personi. Duhej të ndodhte kështu.

Jezusi e dinte se duhej të vdiste dhe u lut në kopshtin e Gjetsemanit.

Papritur, një zë u dëgjua. Juda dhe ushtarët erdhën me pishtarë dhe shpata.

Mik apo armik?

Jezusi e tha një herë: "Kushdo që nuk është me mua është kundër meje."

Me një puthje, e cila është shenjë miqësie, Juda e tradhtoi Zotin e tij.

Shpejt e shpejt ushtarët e kapën Jezusin.

Ata u sollën me Të në mënyrë shumë mizore. E rrahën, e fshikulluan dhe e pështynë në fytyrë. Pastaj e tërhoqën zvarrë këtë të pafajshëm te gjykatësi.

Dëshmitarët e rremë e akuzuan atë. Shërbëtori i tempullit thirri:

Shërbëtori i tempullit: "Nuk ke për të thënë ndonjë gjë për t’u mbrojtur?"

Por Jezusi heshti dhe nuk tha asgjë.

Kryeprifti: "Na thuaj tani – a je Ti Biri i Perëndisë!"

Jezusi: "Ti po thua."

Njerëzit: "Kurrsesi!"

Njerëzit: "Nuk i besojmë Atij!"

Njerëzit: "Meriton vdekjen!"

Njerëzit: "Merreni që këtu!"

Njerëzit: "Duhet të vdesë!"

Ata nuk donin ta besonin. Po më pas?

Historia do vazhdojë në dramën tjetër.


Folësit: Autori (& ndërgjegjia), Juda, Kryeprifti, Shërbëtori i Tempullit, Jezusi, njerëzit

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 11:59 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)