Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 068 (The showdown 1)
68. Përballja 1
Dy Eskimezë ulen në slitë, të veshur trashë. Kamxhikët dhe qentë vërshojnë mbi akullnajën e ngrirë. Papritur Colli dëgjon diçka.
Kuppa, magjistari, gjithashtu dëgjoi: një zhurmë të qetë nëpër akull.
Një të rënë bilbilit dhe qentë ndaluan. Eskimezët heqin kapelet e leshit. Nuk ka dyshim për këtë - akulli po kërciste. Brenda tyre frika filloi të ngrihej. Sepse kur akulli kërcet, do të thotë se do të vijnë dallgë nënujore - dallgë të forta që vijnë me fuqi të madhe dhe çajnë copën më të trashë të akullit.
(tingulli i kamxhikut)
Colli: "Nisuni, qen të mirë! Vraponi shpejt drejt bregut. Dallgë të forta po vijnë. Na pret vdekja."
Kuppa: "Colli, a e shikon atë slitën atje?"
Colli: "A janë çmendur ata? Po ecin drejt dallgëvë."
Kuppa: "Duhet t’u themi."
Por kur të dy slitat takohen dhe Kuppa sheh misionarët nga qyteti eskimez në slitën tjetër, ai nuk u thotë asgjë. I urrente ata, ata dhe Jezusin e tyre, për të cilin flisnin gjithmonë.
Kuppa dhe Colli arritën në bregun e sigurt të Nainit.
Kuppa: "Ja dolëm për mrekulli."
Colli: "Po të tjerët?"
Kuppa: "Le të vdesin. Tani Jezusi i tyre mund të na tregojë nëse Ai është më i fuqishëm se dallgët e forta. Haha."
Dy burrat ndërtojnë një igloo (banesë eskimeze). Më pas Kuppa shkoi në dyqanin e vogël me gëzof foke. A është kjo gruaja e bardhë këtu gruaja e misionarit?
Kuppa: "Dua të të jap këtë gëzof në këmbim të asaj arme atje."
Gruaja: "Se di nëse kemi nevojë për më shumë gëzof. A mund të presësh sat ë kthehet burri?"
Kuppa: "Ska për t’u kthyer."
Gruaja: "Çfarë do të thuash me këtë gjë?"
Kuppa: "Po vijnë dallgë shumë të forta."
Gruaja: "Dallgë të forta???"
E tronditur, gruaja ja nguli sytë. Magjistari hapi dritaren dhe të dy e dëgjuan - akullin të kërciste.
Gruaja: "Kuppa, pse nuk e paralajmërove?"
Kuppa: "E pse duhej? Le ta ndihmojë Jezusi i tij nëse mundet."
Gruaja u shqetësua. Pastaj ajo sheh vargun biblik që është i varur në mur. Jezusi tha: Më është dhënë i gjithë pushteti në qiell dhe në tokë.
Gruaja: "Jezusi mundet! Ai nuk ka humbur kurrë, asnjë përballje."
Kuppa: "Shumë shpejt do të përballen. Nëse ata kthehen pavarësisht nga dallgët e forta, atëherë edhe unë do të besoj në Jezusin."
Gruaja: "Kuppa, do kthehen. E di!"
Siguria e saj e bëri magjistarin të pasigurt. Kush do ta fitojë këtë përballje? Kuppa apo Jezusi? Përgjigjen do ta merrni në dramën e ardhshme.
Folësit: Autori, Colli, Kuppa, gruaja
© E drejta e autorit: CEF Gjermani