STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 067 (Proof of Jesus)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

67. Prova e Jezusit


Sarah: "Nga ta di unë që kjo është e vërtetë?"

Për kë po flet?

Sarah: "Për Jezusin. A mund ta vërtetosh që Ai është Biri i Perëndisë?"

Si mund ta vërtetosh ti që ti je Sarah?

Sarah: "Me kartën time të identitetit. Sa keq që Jezusi nuk kishte asnjë kartë."

Do të të tregoj pesë kartat e identitetit të Jezusit!

Sarah: "Ai kishte pesë karta? A është e vërtetë?"

Kartën e parë të identitetit Jezusi e mori nga Perëndia. Kur Ai u pagëzua një zë foli nga qielli.

Perëndia (si jehonë): "Ky është Biri im i dashur, besoni në Të."

Karta e dytë e identitetit është Bibla. Çdo profeci për Birin e Perëndisë u përmbush në Jezusin 100%.

Prova e tretë për Birin e Perëndisë është ringjallja. Ai jeton. Atë e panë shumë dëshmitarë.

Dhe njerëzit i dhanë kartën e identitetit të katërt. Njerëzit që e njihnin Atë thanë:

Burrat: "Ky është me të vërtetë Biri i Perëndisë."

Sarah: "Mungon edhe një kartë identiteti."

Eja dhe unë do të ta tregoj këtë provë në Kanë. Bëhej një dasëm. Qyteti festoi shtatë ditë me nusen dhe dhëndrin. Jezusi dhe miqtë e tij ishin gjithashtu të ftuar. Meqë ra fjala, as ata nuk ishin gjithmonë të sigurt se Jezusi ishte Biri i Perëndisë.

Të ftuarit ishin të lumtur. Këndonin, kërcenin, luanin, hanin e pinin. Pastaj ndodhi që: Nuk kishte më verë. Asnjë gjë tjetër për të pirë në të gjithë shtëpinë.

Sarah: "Sa e sikletshme!"

Maria e pa e para. Shkoi i tha Jezusit dhe Jezusi u tha shërbëtorëve:

Jezusi: "Mbushini enët plot me ujë."

Ata nxorrën 160 litra ujë nga pusi. Po tani?

Jezusi: "Mbushni një gotë dhe çojeni tek kryekamerieri. Jepjani ta provojë."

Kryekamerieri piu një gllënjkë dhe shkoi me shpejtësi tek dhëndri.

Kryekamarieri: "Nga e gjete këtë verë? Kurrë skam provuar një verë kaq të mirë në jetën time."

Jezusi ktheu ujin e pastër në verën më të mirë!

Kjo është mrekullia e parë që bëri Jezusi. Mrekullitë janë prova, janë karta e identitetit të Jezusit, për të treguar se Ai është vërtet Biri i Perëndisë. Dishepujt e panë këtë mrekulli dhe besuan në Jezusin.

Pesë karta identiteti për Birin e Perëndisë. Këto prova më mjaftojnë. Unë besoj në Të. Po ju?


Folësit: Autori, Sarah, zëri i Perëndisë, burrat, Jezusi, kryekamarieri

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:08 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)