STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 160 (Why does Jesus allow it 1)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

160. Pse e lejon Jezusi 1


Të tre vëllezërit e motrat ishin të pandarë. A i njeh ata? Marta, plot ide dhe gjithmonë në lëvizje. Maria, e qetë dhe pak e turpshme. Llazari, vëllai i tyre i besueshëm. Të tre ata e donin Jezusin.

Kur erdhi me dishepujt e tij në Betani, i vizitoi ata.

Një atmosferë e gëzuar mbushte zakonisht shtëpinë e vogël, domethënë derisa Llazari u sëmur shumë, krejt papritur. Maria u ul pranë shtratit të tij, shumë e shqetësuar. Vëllai i sëmurë nuk foli asnjë fjalë. Thjesht mbylli sytë.

Marta erdhi te dera dhe u trondit kur pa fytyrën e zbehtë të vëllait të saj.

Marta: "Mari, nuk mund të rrimë më kështu. Jezusi është i vetmi që mund ta ndihmojë. Do t'i dërgoj një mesazh Atij menjëherë."

Pothuajse pa frymë, lajmëtari e gjeti Zotin Jezus në lumin Jordan.

Lajmëtari: "Jezus, eja shpejt! Më dërguan Maria dhe Marta. Llazari është shumë i sëmurë. Eja shpejt, përndryshe ai do të vdesë!"

Jezusi i donte që të tre. Por nuk shkoi menjëherë tek ata. Madje qëndroi me dishepujt e Tij aty ku ishte. Dhe priti të kalonin disa ditë.

Jezusi: "Ejani, tani do të shkojmë. Llazari është në gjumë. Do ta zgjoj atë."

Dishepulli: "Nëse ai është në gjumë, atëherë së shpejti do të jetë mire përsëri."

Jezusi: "Kisha parasysh diçka tjetër me fjalën "në gjumë". Llazari ka vdekur."

Dishepulli: "Ka vdekur?"

Jezusi: "Gëzohem që nuk isha aty. Për shkak të kësaj, ju do të mësoni të besoni në Mua."

Dishepujt nuk e kuptuan fare se çfarë po ndodhte. Llazari kishte vdekur dhe Jezusi ishte i gëzuar. Si duhet të mësojnë ata të besojnë në Të në këtë situatë?

A donte ndoshta Jezusi që dikush mund t'i besonte Atij edhe kur ndodh diçka e tmerrshme? Edhe atëherë kur njeriu nuk kupton se çfarë po ndodh?

Llazari u varros. Maria dhe Marta qanë shumë. Kishin ardhur shumë që e vajtuan. Sepse donin të ngushëllonin dy motrat.

Tani dua t'ju jap një detyrë të vogël.

Mendoni për përgjigjen e kësaj pyetjeje: Çfarë do të bënit nëse Jezusi nuk do t'i përgjigjej lutjes suaj menjëherë dhe nuk do t'ju ndihmonte?

Çfarë do të bënit nëse Ai do të lejonte që të të ndodhte gjëja më e keqe që mund të imagjinoni?

A do të besoni se Ai ju donte pavarësisht nga ajo që ndodhi?

Ju lutem mendohuni për këtë gjë!

Dhe mos harroni se - në dramën tjetër do të vazhdojë historia.


Folësit: Autori, Marta, lajmëtari, Jezusi, dishepulli

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:32 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)