STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 081 (Man over board 1)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

81. Njeriu jashtë bordit 1


Ejani me ne, do të shkojmë të shikojmë qytetin!

Djali: "Ka fortifikim super. Do shkoj të shikoj kullat e vrojtimit."

Vajza: "Do të preferoja të shkoja në librari. Mund të rri me orë të tëra."

Djali: "Pallati Mbretëror. Uou, është i mrekullueshëm!"

Vajza: "Do shkoj tek kopshti zoologjik."

Djali: "Do shkosh të vizitosh të afërmit e tu atje?" (të qeshura)

Shumë vite më parë, Zoti e hodhi poshtë këtë qytet. Ai nuk e la veten të impresionohej nga pamja e bukur. Ai pa atë që fshihej pas saj - shumë urrejtje dhe luftra, tradhti dhe vrasje. Njerëzit në këtë qytet jetonin sikur Zoti dhe ligjet e Tij nuk ekzistonin. Ata e kishin harruar Krijuesin e tyre. Kjo është gjëja më e keqe që mund t'i ndodhë dikujt.

Nëse Zoti do të shikonte nga afër jetën tuaj, çfarë do të shihte?

Ai e ndëshkon mëkatin sepse Ai është i shenjtë. Por Zoti është dashuri në të njëjtën kohë dhe do të preferont t'i shpëtonte njerëzit, prandaj dëshironte t'i paralajmëronte në fillim.

Zoti foli: "Jona, shko në qytetin e njohur të Ninivesë. Prediko se si do t’a ndëshkoj për mëkatin e tyre. Sepse ata njerëz më kanë harruar Mua."

Jona shkoi, por jo në Ninive.

(tinguj vrapimi, frymëmarrje e rëndë)

Jona: "S’ka shanse të shkoj në Ninive! Për armiqtë e tokës sonë? Nuk jam i çmendur. Ata e meritojnë të vdesin. Hej, ka një anije në port. Do t'i paguaj mirë dhe do të lundroj larg nga këtu."

Ikja nga Zoti kushton shtrenjtë. Jona u ngjit në depon e anijes dhe e zuri gjumi midis fuçive dhe kutive, i rraskapitur. Jona ishte budalla. Ku mund të fshihet njeriu nga Zoti? Edhe në skajet e tokës pot ë shkojë, Ai do të na shihte përsëri. Dhe Perëndia e pa Jonën.

Shpërtheu një stuhi e tmerrshme. Ekuipazhi i anijes u thirri perëndive të tyre. Zoti i gjallë, që mund t'i shpëtonte, ishte i panjohur për ta. Ata hodhën ngarkesën në det për të lehtësuar anijen. Kapiteni e shkundi Jonan që t’a zgjonte.

Kapiteni: "Hej, çohu! Thirri Zotit tënd, mbase Ai na shpëton."

Jona u çua menjëherë. Dhe çdo gjë doli në dritë.

Detari: "Kush je ti? Dhe nga vjen? Çfarë zanati ke?"

Jona: "Jam Jona. Adhuroj Zotin që bëri tokën dhe qiellin. Unë jam fajtori i stuhisë sepse nuk iu binda Zotit."

Detari: "Dhe çfarë duhet të bëjmë ne tani?"

Jona: "Më hidhni në det, dhe stuhia do të qetësohet dhe Zoti do ju shpëtojë."

Në fillim nuk donin t’a hidhnin, por detari e mori Jonan dhe e hodhi në det (tingulli i përplasjes me ujin).

A është ky fund ii historisë së Jonës? Jo! Aventura sapo ka filluar.

Dhe do të vazhdojë në dramën tjetër.


Folësit: Autori, djali, vajza, Zoti, Jona, kapiteni, detari

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:12 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)