STORIES for CHILDREN by Sister Farida(www.wol-children.net) |
|
Home عربي |
Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 118 (Sled crash 2) This page in: -- ALBANIAN -- Arabic? -- Armenian -- Aymara -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- Farsi -- French -- Fulfulde -- German -- Greek -- Guarani -- Hebrew -- Hindi -- Indonesian -- Italian -- Japanese -- Kazakh -- Korean -- Kyrgyz -- Macedonian -- Malagasy? -- Malayalam? -- Platt (Low German) -- Portuguese -- Punjabi -- Quechua -- Romanian -- Russian -- Serbian -- Sindhi? -- Slovene -- Spanish-AM -- Spanish-ES -- Swedish -- Swiss German? -- Tamil -- Turkish -- Ukrainian -- Urdu -- Uzbek
DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët
118. Përplasja e slitës 2A nuk do ishte më mirë të shkonit në shkollë me slitë sesa me autobusin e shkollës? Annette dhe Lukas që jetonin në Alpet zvicerane, shkonin me shpejtësi në luginë çdo mëngjes me slitat e tyre. Por jo bashkë sepse nuk e duronin dot njëri-tjetrin. Pse ishte kaq e vështirë për t'u marrë vesh vallë? Dhe të marten ndodhi diçka. Lukas nuk donte që kjo të ndodhte. Në të vërtetë nuk ishte ky qëllimi i tij. Ndërsa po I jepte slitës më shpejt, ai u përplas me slitën e Annette dhe ata të dy ranë në gropë. Annette: "I çmendur! Nuk mund të jesh më i kujdesshëm? Nuk ke sy në ballë?" Lukas: "Annette, më vjen keq. Prit, më lër të të ndihmoj." Annette: "Më ler rëhat! Çohem vetë." Lukas: "Mos u mërzit kaq shumë, o budallaqe." E ftohur deri në palcë dhe me libra të lagur, Annette mbërriti shumë vonë në shkollë. Mësuesi: "Annette, çfarë të ka ndodhur?" Annette: "Është faji i Lukas. Më shtyu me forcë në gropë. Pastaj iku dhe më la vetëm." Të gjithëve iu erdhi keq për Annette dhe e panë Lukasin me inat. Askush nuk e dinte që Annette në zemrën e saj ishte po aq e keqe sa Lukas. Të gjithë mbajtën anën e shoqes së mirë të klasës që nuk kishte më nënë. Njerëzit shikojnë nga jashtë, por Zoti sheh zemrat tona. Një zë i qetë i tha Annette dhe Lukas se urrejtja është mëkat. Por asnjëri prej tyre nuk donte të hidhte hapin e parë. Dhe situata u përkeqësua edhe më shumë. Në pranverë pas shkrirjes së borës, Lukas takoi Danny-n i cili po luante me kotelen e tij në anën e malit. Lukas: "Çfarë po bën?" Danny: "Po mbledh lule për Annette." Lukas: "Mirë, mirë, për Annette. Motra jote është e pamarrë vesh!" Lukas i mori krokuset nga Deanny, i hodhi në tokë dhe i shkeli. Danny: "Do i them Babit." Lukas: "Jo, nuk do i thuash." Lukas mori kotelen e Danny-t dhe e mbajti peshë mbi luginën e thellë. Pastaj gjithçka ndodhi me shpejtësi. Borëbardha e gërvishti dhe Lukas e la të bjerë në luginë. Danny, vetëm pesë vjeç, zbriti pas saj, rrëshqiti dhe ra në përrua. I shtangur, Lukas ia nguli sytë. Lukas: "Danny! Danny, a je ende gjallë? Thuaj diçka!" Asnjë përgjigje. Lukas shikoi përreth tij dhe vrapoi për në shtëpi. Ai u fsheh në hambar dhe qau pa pushim. Çfarë ndodhi atëherë? Do ta zbuloni në dramën e ardhshme. Folësit: Autori, Annette, Lukas, mësuesi, Danny © E drejta e autorit: CEF Gjermani |