STORIES for CHILDREN by Sister Farida(www.wol-children.net) |
|
Home عربي |
Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 119 (Danni fell 3) This page in: -- ALBANIAN -- Arabic? -- Armenian -- Aymara -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- Farsi -- French -- Fulfulde -- German -- Greek -- Guarani -- Hebrew -- Hindi -- Indonesian -- Italian -- Japanese -- Kazakh -- Korean -- Kyrgyz -- Macedonian -- Malagasy -- Malayalam? -- Platt (Low German) -- Portuguese -- Punjabi -- Quechua -- Romanian -- Russian -- Serbian -- Sindhi -- Slovene -- Spanish-AM -- Spanish-ES -- Swedish -- Swiss German? -- Tamil -- Turkish -- Ukrainian -- Urdu -- Uzbek
DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët
119. Rënia e Danny 3Gjyshja shikoi orën e kuzhinës. Danny duhet të ishte në shtëpi tashmë. Ajo u lut në heshtje ndërsa Annette dhe babai i saj u ngjitën në mal për ta kërkuar atë. Babai: "Danny! Danny, a na dëgjon?" Annette: "Babi, me siguri Lukas ka gisht në këtë mes. Po shkoj me vrap ta pyes." Annette vrapoi në shtëpinë e fqinjit dhe më pas drejt hambarit. E shkathët si një mace e egër ajo u ngjit nëpër shkallë dhe u hodh mbi Lukas, i cili po qante. Annette: "Ku është Danny? Çfarë i ke bërë?" Lukas: "Nuk e di se ku është. Nuk ishte faji im." Annette: "Për çfarë nuk ishte faji jot? Më thuaj se ku është ose do marr në telefon policinë." Lukas: "Danny vdiq." Fytyra e Anetës u zbardh u bë si bora. Pastaj ajo vrapoi pas Lukas i cili e çoi në luginën ku Danny kishte rënë. Babai zbriti poshtë me një litar. I shtrirë në një parvaz guri, e gjeti Danny me një këmbë të shtrembëruar shumë. Babai: "Danny është gjallë! Ai nuk ra deri në fund dhe nuk u mbyt nga vrulli i lumit." Annette pa teksa babai i saj doli nga e çara bashkë me Danny, ku madje kishte shpëtuar edhe kotelen. Zoti e mbrojti jetën e Danny. Edhe pas gjithë kujdesit të mirë në spital, ai mund të ecte vetëm me paterica. Annette: "Lukas është fajtori!" A kishte të drejtë Annette? Ajo e urrente Lukasin dhe ishte gjithnjë e më e pakënaqur me të. Në zemrën e saj nuk kishte vend për gjithçka që babai i saj lexonte nga Bibla natën. Asaj nuk i interesonte që Jezusi i do të gjithë dhe do të na falë për urrejtjen tonë. Ta fal? Jo. Ajo donte hakmarrje. Një ditë, Annette pa një kalë të vogël të gdhendur bukur në shkallët e shtëpisë së fqinjit të saj. I pëlqeu shumë nga koka tek këmbët. Ishte bërë aq mirë. Annette: "Nuk mendoja se Lukas ishte i aftë për këto lloj gjërash. Ai me siguri dëshiron të fitojë çmimin e parë në ndonjë konkurs në shkollë. Por nuk do e lejoj." (tingujt e drurit që bien në tokë, duke e shkelur me këmbë) Me një të goditur ajo e hodhi veprën e artit në tokë dhe e bëri copa-copa. E gjithë urrejtja që mbante në zemër doli në pah. Annette e dinte që poshtërsia e saj ishte e gabuar, por mendoi se: Lukas është shumë më i keq se unë. Fshehurazi, ajo u largua. Dhe drama tjetër do t'ju tregojë se çfarë ndodhi më pas. Folësit: Autori, babai, Annette, Lukas © E drejta e autorit: CEF Gjermani |