STORIES for CHILDREN by Sister Farida(www.wol-children.net) |
|
Home عربي |
Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 117 (Sad Christmas memory 1) This page in: -- ALBANIAN -- Arabic? -- Armenian -- Aymara -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- Farsi -- French -- Fulfulde -- German -- Greek -- Guarani -- Hebrew -- Hindi -- Indonesian -- Italian -- Japanese -- Kazakh -- Korean -- Kyrgyz -- Macedonian -- Malayalam? -- Platt (Low German) -- Portuguese -- Punjabi -- Quechua -- Romanian -- Russian -- Serbian -- Slovene -- Spanish-AM -- Spanish-ES -- Swedish -- Swiss German? -- Tamil -- Turkish -- Ukrainian -- Urdu -- Uzbek
DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët
117. Kujtim i trishtuar Krishtlindjeje 1Annette u shtri dhe u kthye në shtratin e saj. Papritur ajo u kujtua: Është Krishtlindje! Me atë mendim në kokë u çua nga shtrati. Annette: "Danny! Danny, ku je?" Danny: "Eja shpejt tek hyrja kryesore, Annette." Annette: "Çpo bën jashtë? Do sëmuresh." Danny: "Annette, Santa Claus ishte këtu! Dhe tin a the që ai smund të vijë në male. Por prapë i vendosa pantoflat e mia të kuqe jashtë dhe shiko! Më solli diçka." Annette e pa. Dhe ç’të shihte, një kotele e bardhë si bora e strukur në shapkën e butë. Danny e futi në shtëpi. Danny: "Do ta quaj Borëbardha. Sa i lumtur që jam." Danny i dha koteles pak qumësht të ngrohtë dhe Annette u ul në karrigen lëkundëse të gjyshes dhe i vështronte. Ndërsa shikonte, ajo mendoi për Krishtlindjen e para 5 vjetëve. Atëherë ajo ishte shtatë vjeçe dhe u lejua të shkonte në kishë me fqinjen dhe djalin e saj, Lukas. Ishte shumë bukur të dëgjoje këngët dhe pastorin të tregonte për foshnjën Jezus. Por nuk mund ta duronte Lukasin, djalin e pangopur me flokët e zinj. Ai kërkoi biskotën me xhenxhefil të Annette. Por ajo nuk ia dha. Absolutisht jo! Pastaj ajo vrapoi nëpër dëborë dhe u kthye në shtëpi. E kishte pritur me padurim natën e Krishtlindjes. Por kur pa fytyrën e trishtuar të babait të saj, ajo u habit. Annette: "A është bërë Mami më keq?" Babai: "Po, Annette, ajo është shumë e sëmurë. Po të kërkon." Në heshtje, Annette shkoi në shtratin e saj. Nuk do ta harronte kurrë atë që i tha nëna e saj me zërin e saj të dobët: Nëna: "Annette, kam një dhuratë për ty. Është vëllai i vogël. Kujdesu mirë për të." Annettee mori fëmijën. Çfarë do të thoshte kjo? Më vonë, babai i saj erdhi tek ajo. Babai: "Annette, mamaja jote nuk është më me ne. Ajo po feston Krishtlindjen në parajsë. Ajo e dinte se do të vdiste dhe kjo është arsyeja pse ta dha Danny-n e vogël." Annette qau dhe fjeti në krahët e babait të saj. Ishte një ditë Krishtlindjeje shumë e trishtuar. Annettë ishte aq e zhytur në mendime sa nuk e kuptoi që gjyshja kishte hyrë në dhomë. Danny: "Gjyshe, a mund të na tregosh për parajsën?" Danny-t i pëlqeu shumë kur gjyshja tregoi për këtë vend të mrekullueshëm ku nuk ka lot. Por në zemrën e Annette, konflikti me Lukas ishte ende Brenda saj. Nuk kishte vend për Jezusin. Kjo është arsyeja pse gjithçka u përkeqësua. Do të dëgjoni se çfarë ndodhi më pas në dramën e ardhshme. Folësit: Autori, Annette, Danny, babai, nëna © E drejta e autorit: CEF Gjermani |