STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 117 (Sad Christmas memory 1)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

117. Kujtim i trishtuar Krishtlindjeje 1


Annette u shtri dhe u kthye në shtratin e saj. Papritur ajo u kujtua: Është Krishtlindje! Me atë mendim në kokë u çua nga shtrati.

Annette: "Danny! Danny, ku je?"

Danny: "Eja shpejt tek hyrja kryesore, Annette."

Annette: "Çpo bën jashtë? Do sëmuresh."

Danny: "Annette, Santa Claus ishte këtu! Dhe tin a the që ai smund të vijë në male. Por prapë i vendosa pantoflat e mia të kuqe jashtë dhe shiko! Më solli diçka."

Annette e pa. Dhe ç’të shihte, një kotele e bardhë si bora e strukur në shapkën e butë. Danny e futi në shtëpi.

Danny: "Do ta quaj Borëbardha. Sa i lumtur që jam."

Danny i dha koteles pak qumësht të ngrohtë dhe Annette u ul në karrigen lëkundëse të gjyshes dhe i vështronte. Ndërsa shikonte, ajo mendoi për Krishtlindjen e para 5 vjetëve.

Atëherë ajo ishte shtatë vjeçe dhe u lejua të shkonte në kishë me fqinjen dhe djalin e saj, Lukas. Ishte shumë bukur të dëgjoje këngët dhe pastorin të tregonte për foshnjën Jezus. Por nuk mund ta duronte Lukasin, djalin e pangopur me flokët e zinj. Ai kërkoi biskotën me xhenxhefil të Annette. Por ajo nuk ia dha. Absolutisht jo! Pastaj ajo vrapoi nëpër dëborë dhe u kthye në shtëpi. E kishte pritur me padurim natën e Krishtlindjes. Por kur pa fytyrën e trishtuar të babait të saj, ajo u habit.

Annette: "A është bërë Mami më keq?"

Babai: "Po, Annette, ajo është shumë e sëmurë. Po të kërkon."

Në heshtje, Annette shkoi në shtratin e saj. Nuk do ta harronte kurrë atë që i tha nëna e saj me zërin e saj të dobët:

Nëna: "Annette, kam një dhuratë për ty. Është vëllai i vogël. Kujdesu mirë për të."

Annettee mori fëmijën. Çfarë do të thoshte kjo? Më vonë, babai i saj erdhi tek ajo.

Babai: "Annette, mamaja jote nuk është më me ne. Ajo po feston Krishtlindjen në parajsë. Ajo e dinte se do të vdiste dhe kjo është arsyeja pse ta dha Danny-n e vogël."

Annette qau dhe fjeti në krahët e babait të saj. Ishte një ditë Krishtlindjeje shumë e trishtuar.

Annettë ishte aq e zhytur në mendime sa nuk e kuptoi që gjyshja kishte hyrë në dhomë.

Danny: "Gjyshe, a mund të na tregosh për parajsën?"

Danny-t i pëlqeu shumë kur gjyshja tregoi për këtë vend të mrekullueshëm ku nuk ka lot.

Por në zemrën e Annette, konflikti me Lukas ishte ende Brenda saj. Nuk kishte vend për Jezusin. Kjo është arsyeja pse gjithçka u përkeqësua.

Do të dëgjoni se çfarë ndodhi më pas në dramën e ardhshme.


Folësit: Autori, Annette, Danny, babai, nëna

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:21 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)