STORIES for CHILDREN by Sister Farida(www.wol-children.net) |
|
Home عربي |
Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 103 (The voice of the unseen 3) This page in: -- ALBANIAN -- Arabic? -- Armenian -- Aymara -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- Farsi -- French -- Fulfulde -- German -- Greek -- Guarani -- Hebrew -- Hindi -- Indonesian -- Italian -- Japanese -- Kazakh -- Korean -- Kyrgyz -- Macedonian -- Malayalam? -- Platt (Low German) -- Portuguese -- Punjabi -- Quechua -- Romanian -- Russian -- Serbian -- Slovene -- Spanish-AM -- Spanish-ES -- Swedish -- Swiss German? -- Tamil -- Turkish -- Ukrainian -- Urdu -- Uzbek
DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët
103. Zëri i të padukshmit 3Një shkurre misterioze që digjej (tingulli i zjarrit që kërcet). Ishte përpirë nga flakët, por nuk konsumohej. Moisiu u afrua ngadalë. Ai donte të kuptonte se çfarë fshihej pas saj me çdo kusht. Moisiu: "Kjo është shumë e çuditshme. Si mundet që shkurrja të mos digjej?" Zoti: "Moisi! Moisi!" Dikush thirri emrin e tij. Por nuk kishte njeri vërdallë. Zoti: "Moisi!" Moisiu: "Po. Ja ku jam." Zoti: "Eja më afër. Hiqi sandalet. Sepse vendi ku je duke qëndruar është tokë e shenjtë. Unë jam Perëndia juaj, në të cilin ati juaj besoi." Moisiu u trondit. Zoti ishte aty! Në mes të shkurres që digjej. Moisiu nuk guxoi të shikonte më. E hodhi rrobën në fytyrë dhe e mbuloi. Ai dëgjoi qartë zërin e Zotit. Zoti: "Unë kam parë vuajtjet që Faraoni po i shkakton popullit tim në Egjipt. Kam dëgjuar thirrjet e tyre për ndihmë. Tani do t'i liroj dhe do t'i çoj në një vend shumë të mirë. Moisiu, kam nevojë për ty. Ti do të shkosh te Faraoni dhe do ta çlirosh popullin tim nga skllavëria." Moisiu: "Unë? Pse unë? Nuk mundem." Moisiu kishte shumë justifikime. Ai thjesht nuk mund ta imagjinonte se Zoti mund ta përdorte atë. Por Zoti e kishte shumë seriozisht. Moisiu duhej të çlironte miliona njerëz nga skllavëria. Ti dhe unë kemi gjithashtu një Çlirues. A e dije këtë gjë? Sigurisht, ne nuk jemi skllevër në Egjipt. Por është dikush që dëshiron të na çojë të biem në mëkat. Djalli. Ai i robëron njerëzit dhe nuk dëshiron t'i lërë të lirë. Por Jezusi është Shpëtimtari ynë i fortë. Ai fitoi mbi djallin. Besimi në Jezusin mund të na çlirojë. Lutem që edhe jut ë çliroheni. Zoti dëshiron të na çlirojë. Kjo është arsyeja pse Ai dërgoi Jezusin tek ne dhe Moisiun në Egjipt. Zoti e bëri Moisiun të fortë për këtë detyrë dhe i dha atij fuqinë për të bërë mrekulli. Por dhurata më e mirë ishte premtimi i Tij. Zoti foli: "Moisi, mos ki frikë. Unë do të shkoj me ty dhe do të të ndihmoj. Me ty do të shkojë edhe vëllai yt. Ai tashmë është rrugës. Ngrihu dhe shko." Zoti shkoi me Moisiun. Kaq mjaftoi. A do t'ia dilte Moisiu t'i çlironte izraelitët dhe t'i nxirrte jashtë Egjiptit? Folësit: Autori, Moisiu, Zoti © E drejta e autorit: CEF Gjermani |