Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 048 (Small man – big cheat)
48. Njeri i vogël – tradhëti e madhe
(tingujt e një turme njerëzish)
Zakeu: "Hapuni! Më lini të kaloj!"
Burri: "Pse shtyheni? Të gjithë do shkojmë."
Zakeu: "Nuk mund të shoh asgjë."
Burri: "Pusho dhe rri urtë."
Ai nuk mundi të kalonte. Të gjithë e njihnin. Por askush nuk e kishte qejf. Ai kishte një shtëpi të bukur dhe rrobat të shtrenjta. Ishte shumë i shkurtër, por shumë i pasur. Të gjithë e dinin se ai nuk e kishte fituar pasurinë me ndershmëri. Emri i tij do të thotë "jo fajtor", por ai ishte një mashtrues shumë i madh, Zakeu i vogël.
Ishte përgjegjës i zyrës së taksave në Jeriko. Kush importonte mallra duhej të paguante taksa atje. Zakeu nuk iu përmbajt rregullave. Ai mori më shumë nga populli sesa duhej. Shefi i tij në Romë nuk bënte asgjë për këtë, kështu që Zakeu mund të bënte çfarë të donte. Por duke bërë këto gjëra, Zoti Jo-Fajtor e bëri veten shumë fajtor.
Zakeu ka shumë para, por jo lumturi. Një ditë ndodh diçka e bujshme në Jeriko: Jezusi erdhi atje!
Zakeu, ky njeri i vogël nuk donte ta humbiste këtë shans për t’a takuar, por të huajt nuk e lejuan. Po sikur të ngjitem në një pemë - kjo është ide e bukur! Dhe u ngjit shpejt lart. Pamje super. Ja erdhi! Ai u afrua më shumë. Imagjinoni habinë e Zakeut: Jezusi qëndroi i qetë nën atë pemë. Zemra e Zakeut rrihte fort. Jezusi ngriti sytë. Ai e shikoi drejt ne sy. Si e njohu Ai? Dhe i tha:
Jezusi: "Zake, zbrit shpejt nga pema. Do vij në shtëpinë tënde sot."
Zakeu menjëherë bëri atë qi tha Jezusi – u hodh nga pema poshtë. Dhe me gëzim të madh e drejtoi Jezusin për nga shtëpia e tij. Port ë tjerët u mërzitën.
Burri: "Jezusi do të shkojë në shtëpinë e tij? A nuk e njeh Ai se çfarë mashtruesi është ai?"
Po, Jezusi e dinte. Gjithsesi Ai e donte atë. Zakeut iu dha mundësia të njihte Jezusin dhe i tregoi Atij të gjitha gabimet dhe mëkatet e tij.
Zakeu: "Zoti Jezus, të premtoj se: do e jap gjysmën e pasurisë sime të varfërve. Dhe kujtdo që i kam vjedhur, do u’a kthej katër fish."
Jezusi: "Zake, tani je shpëtuar, sepse unë kam ardhur të shpëtoj të humburit."
Jezusi do të vijë, edhe për ty. Ftoje Atë në jetën tënde dhe tregoja Atij atë që të shqetëson. Do i japë një drejtim jetës tënde.
Folësit: Autori, Zakeu, burri, Jezusi
© E drejta e autorit: CEF Gjermani