STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 071 (The cast-your-cares hint)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

71. Aludimi i hedhjes- së barrës-suaj


A nuk do ishte mirë nëse nuk do të kishim asnjë shqetësim apo problem?

Vajza: "Do doja të mos kishte më luftë."

Djali: "As aksidente dhe as tumor."

Vajza: "Dhe që prindërit të mos divorcoheshin kurrë."

Djali: "Do doja të mos kishte fëmijë që vuajnë për të ngrënë."

Nëse kjo do të ishte e vërtetë, sa e mrekullueshme do të ishte!

Ndonjëherë dëshiroj të njëjtën gjë. Po ti? Por për sa kohë që ne jetojmë në këtë tokë, këto lloj dëshirash nuk do të realizohen.

Por unë kam një lajm të mirë për ju: Ka një person që nuk do t'ju lërë të vetë me shqetësimet tuaja. Jezusi! Dhe si e di unë këtë? Nga Pjetri.

Bibla përmban letra nga Pjetri, dhe në njërën prej tyre ai thotë: Hidhni gjithë merakun dhe të gjitha shqetësimet tuaja mbi Jezusin, sepse Ai merakoset për ju.

Pjetri flet nga përvoja. Një herë, vjehrra e tij ishte shumë, shumë e sëmurë. Ajo dergjej në shtrat dhe kishte temperaturë të lartë. Asgjë nuk e ndihmoi. Pjetri dhe gruaja e tij nuk dinin ç’të bënin më.

Por kur Jezusi erdhi për t'i vizituar, ata i treguan të gjitha shqetësimet e tyre.

Pjetri: "Jezus, na ndihmo të lutem. Vjehrra ime është shumë, shumë e sëmurë. Dhe jemi shumë të shqetësuar për të."

Jezusi i kupton problemet tona të mëdha apo të vogla qofshin dhe na ndihmon me kënaqësi.

Në Bibël thuhet: Jezusi shkoi në shtratin e gruas së sëmurë dhe e kapi për dore. Ai e ndihmoi të ngrihej në këmbë dhe ethet e lanë menjëherë. Në vetëm një sekondë, ajo u bë më mirë. Ajo ishte përsëri e shëndetshme dhe madje gatoi një vakt të shijshëm për të gjithë atje.

Keni shqetësime? Flisni me Jezusin për to. Ai e dëgjon lutjen tuaj. Ai mund të mos ju ndihmojë aq shpejt sa e ndihmoi Pjetrin. Por mund të jeni i sigurt se Jezusi nuk është kurrë tepër vonë, edhe kur ndonjëherë duhet të presim përgjigjen e Tij.

Dhe mbani mend gjithmonë këshillat e mira të Pjetrit.

Pjetri: "Gjithë merakun tuaj hidheni mbi Jezusin, sepse Ai merakoset për ju."


Folësit: Autori, vajza, djali, Pjetri

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:09 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)