STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 018 (Breakfast per airmail 3)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

18. Mëngjes nga qielli 3


Duke nxituar, Elia u largua nga pallati i mbretit. Një gjë ishte e qartë: ai nuk mund të humbiste kohë sepse Mbreti i pafe do të bënte gjithçka që ishte në fuqinë e tij për të vrarë Elian. Ai nuk kishte frikë, sepse e dinte se Zoti është besnik dhe nuk do ta braktiste.

Zoti i foli shumë qartë Profetit.

Zoti: "Elia, largohu që këtej. Ktheu nga Lindja dhe fshihu pranë Përroit Kerith. Do të pish ujë nga burimi dhe Unë do të siguroj ushqim për ty."

A e dini se si Zoti siguroi ushqim për të?

Ai dërgoi korbat për t’i sjellë bukë dhe mish Elias. Kjo gjë kaq e mrekullueshme ndodhi me të vërtetë: Zoti i dërgoi "nga qielli" Elias ushqim për mëngjes dhe darkë.

Zoti është besnik. Gjithçka për të cilën shërbëtori i tij kishte nevojë, Zoti ja siguroi. Një vend për t’u fshehur, për të ngrënë dhe për të pirë.

Shumë njerëz kishin një jetë të vështirë në atë kohë. Nuk binte shi, nuk kishte të korra dhe nuk kishte ushqim për të ngrënë. Përfundimisht edhe Përroi i Kerithit u tha. Dhe kur ndodhi kjo, Perëndia i tregoi Elias një rrugë tjetër për në Sarepta, që ndodhej përtej kufirit.

Në hyrje të qytetit i kërkoi një gruaje:

Elia: "Më jep një gotë ujë dhe një copë bukë."

E trishtuar, gruaja e pa në sy dhe me një zë që mezi dëgjohej i tha:

Gruaja: "Nuk kam mjaftueshëm. Kam vetëm një dorë miell në një enë, dhe pak vaj në një qyp. Kjo është gjithçka që kam. Tani sa do bëja diçka për të ngrënë për djalin dhe veten time. Do t’i hamë dhe pastaj… kemi për të vdekur."

Elia: "Mos ki frikë! Zoti më dërgoi tek ti. Zoti thotë se ena e miellit nuk do të mbarojë dhe qypi i vajit nuk do të pakësohet deri ditën, që Zoti të dërgojë shiun mbi tokë."

Zoti është besnik! Çfarëdo që Ai ka premtuar do të ndodhë.

Mielli nuk u zhduk; qypi me vaj nuk u shter, edhe pse gruaja i përdorte të dyja çdo ditë për të bërë diçka për të ngrënë. Profeti Elia, gruaja dhe djali i saj hanin sa ngopeshin. A nuk është e mrekullueshme!

Zoti është besnik! Gjithmonë mund të mbështetesh tek Ai!


Folësit: Autori, Zoti, Elia, gruaja

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 11:57 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)