STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 124 (The best counselor 1)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

124. Këshilluesi më i mirë 1


Përgatitjet për vizitën shtetërore po bëheshin me shpejtësi të madhe (tingulli i muzikës). U ngritën flamuj dhe u shtruan ushqime të shijshme. Pritja për mbretin Jozafat nga Izraeli në jug ishte e pashembullt. A e ndiente ai se pas ftesës kishte një qëllim të fshehtë? Mbreti Ashab u fut menjëherë në temë.

Ashabi: "Mbret Jozafat, nuk e kam më Ramothin. Kjo më ka mërzitur shumë. A mund të më ndihmoni të rifitoj qytetin?"

Jozafati: "Sigurisht. Ju mund të mbështeteni tek trupat e mia. Por a nuk duhet t'i kërkojmë Perëndisë këshillën e Tij fillimisht? Dua të bëj vetëm atë që Ai dëshiron."

Është gjithmonë mirë të marrësh vendime me Perëndinë. Merrni si shembull mbretin Jozafat. Jam i sigurt se ky ishte sekreti i tij për një jetë të suksesshme. Të gjithë e donin Jozafatin. Ai kishte miliona ushtarë. Asnjë nga armiqtë e tij nuk guxoi ta sulmonte. Ai mori dhurata nga shumë vende të ndryshme.

Perëndia ishte këshilltari i Jozafatit. Ai i kërkoi Zotit këshilla për çdo vendim.

Mbreti Ashab ishte shumë, shumë ndryshe nga ai. Dhenuk e pëlqeu fare këtë sugjerim.

Kjo mund të ndodhë edhe në rrethin tuaj nëse do t'u sugjeronit të tjerëve të dëgjojnë Zotin. Gjëja më e mirë për të bërë është të mos "përfshihesh", si me mbretin Ashab.

Ashabi: "A duhet ta bëjmë këtë gjë? Oh mirë, shërbëtor, thirri profetët!" (tingulli i hapave)

Ashabi: "A duhet të sulmojmë qytetin e Ramothit apo jo?"

Profeti: "Sulmojeni! Ju do të fitoni me siguri."

Mbreti Ashab ishte i kënaqur. Por jo mbreti Jozafat. Ai e njohu zërin e Perëndisë dhe nuk ishte kjo ajo që Zoti donte. Këta 400 profetë ishin gënjeshtarë – gënjeshtarë që i thanë Ashabit atë që donte ai të dëgjonte sepse u shpërblyen mirë për këtë gjë.

Jozafati: "A nuk ka ndonjë profet tjetër që mund të pyesim?"

Ashabi: "Ska më, edhe pse e urrej atë. Ai parashikon vetëm fatkeqësi."

Jozafati: "Ma sillni këtu."

Mikajahu erdhi. Një lajmëtar i vërtetë i Zotit që ndonjëherë i pëlqente të bënte shaka.

Ashabi: "Mikajah, a duhet të sulmojmë Ramothin?"

Mikajah: "Sigurisht. Do e mundësh armikun."

Ashabi (i mërzitur): "Ti duhet të thuash të vërtetën. Çfarë të tha Zoti?"

A donte ai me të vërtetë të dëgjonte këshillat e Perëndisë? Ndoshta edhe mund ta dëgjonte, por sigurisht që nuk do ta bënte.

Mikajahu u bë serioz.

Mikajah: "Zoti më tregoi se ushtarët tuaj së shpejti do të jenë si delet pa bari. Mbreti Ashab, ushtria jote do të kthehet në shtëpi pa ty."

Ashabi (i zemëruar): "E dëgjuat të gjithë apo jo? Ai më dënoi me vdekje. Futeni në burg! Menjëherë!"

Në dramën tjetër do të dëgjoni se çfarë ndodhi. A do të na ndiqni?


Folësit: Autori, Ashabi, Jozafati, profeti, Mikajahu

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:23 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)