STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 083 (Daniel's test 1)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

83. Testi i Danielit 1


Mbreti i madh Nebukadnetsar rrethoi qytetin e Jeruzalemit dhe e pushtoi atë. Situata ishte e pashpresë për hebrenjtë.

Perëndia lejoi që mbreti Jehojakim të kapej rob. Ai kishte adhuruar perëndi të rreme që tani nuk mund ta ndihmonin. Armiku grabiti thesarin e qytetit dhe madje vodhi edhe nga tempulli.

Mbreti Nebukadnetsar: "Ashpenaz, dua që të rinjtë izraelitë të më shërbejnë mua. Merrni më të fortët dhe më të zgjuarit. Burra të rinj e të pashëm."

Të burgosurit marshuan mbi 900 km. Danieli dhe miqtë e tij ishin mes tyre.

Më në fund arritën në qytetin e madh të Babilonisë. Çfarë do të gjenin në pallatin e mbretit? Ata duhej t'i bindeshin çdo urdhri të dhënë. Dhe ata nuk kishin fare të drejta. Por Danieli dhe miqtë e tij ishin të vendosur t'i qëndronin besnikë Perëndisë.

A është kjo edhe bindja juaj? A qëndroni gjithmonë besnikë ndaj Tij në shkollë dhe në shtëpi? Me miqtë tuaj dhe në fushën e futbollit? Ia vlen t’i qëndrosh Zotit besnik!

Danieli dhe miqtë e tij shumë shpejt u përballën me provën e tyre të parë. Mbreti urdhëroi tre vjet udhëzime për të burgosurit. Ata duhej të mësonin gjuhën babilonase si dhe të studionin shumë lëndë të tjera. Nga tryeza e Mbretit, ata duhej të hanin atë që u ishte vënë përpara.

Danieli: "Hananiah, nuk mund t’a hamë këtë ushqim, sepse është në kundërshtim me rregullat e Zotit."

Hananiah: "Si mendon a mund të hamë diçka tjetër?"

Danieli: "Të na falni, por nuk mund të hamë ushqim nga tryeza e Mbretit."

Ashpenaz: "Është urdhëri i Mbretit. Nëse unë bëj një përjashtim për ju dhe ju dukeni si gjithë të tjerët, mbreti do të ma heqë kokën."

Danieli: "Ju lutemi, na lini të qëndrojmë kështu për dhjetë ditë. Na jep perime për të ngrënë dhe ujë për të pirë dhe më pas na krahaso me të tjerët dhe vendose ti nëse duhet të vazhdojmë apo jo."

Mbikëqyrësi ra dakord. Dhe Bibla e përshkruan rezultatin në këtë mënyrë:

"Në fund të dhjetë ditëve, Danieli dhe miqtë e tij dukeshin më mirë se të gjithë të tjerët."

Kështu mbikëqyrësi i lejoi ata të vazhdojnë të hanë perime dhe të pinë ujë.

Danieli qëndroi i fortë. Ai ishte besnik ndaj Zotit dhe u shpërblye për këtë. Pas tre vjetësh, mbreti testoi të burgosurit. Dhe ndodhi që Danieli dhe miqtë e tij ishin më të mirët nga të gjithë!

Mbreti Nebukadnetsar: "Këta të rinj janë dhjetë herë më të zgjuar se të gjithë mësuesit në mbretërinë time. Ndaj dua që ata të më shërbejnë."

Por menjëherë pas kësaj, jeta e tyre u vu në rrezik.

Do t'ju tregoj për këtë në dramën e ardhshme.


Folësit: Autori, Mbreti Nebukadnetsar, Danieli, Hananiahu, Ashpenazi

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:12 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)