STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 158 (Reward for M. 3)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

158. Shpërblim për M. 3


Mbretëresha Ester ishte shumë e guximshme. Pa ftesë, ajo shkoi te Mbreti Persian. Kështu, ajo rrezikoi jetën e saj. Por ajo rrezikoi sepse donte të shpëtonte popullin e saj, hebre.

Mbreti Asuero u ul në fronin e tij. Ai pa Esterin që po vinte. Shtriu skeptrin e tij të artë drejt saj, që do të thoshte se ajo ishte e mirëpritur.

Mbreti: "Mbretëresha Ester, pse keni ardhur? Çfarë dëshironi?"

Ester: "Mbreti im, të lutem eja me Hamanin dhe të hamë së bashku sot."

Mbreti: "Shërbëtor, shpejt më thirr Hamanin. Na ka ftuar Mbretëresha për të ngrënë."

Ester pregatiti një vakt shumë të shijshëm për ta.

Mbreti: "Mbretëresha Ester, dëshiron ende diçka? Do të të jap deri në gjysmën e mbretërisë sime."

Ester: "Ju lutem, ejani përsëri nesër në darkë dhe sillni Hamanin. Atëherë unë do t'ju tregoj dëshirën time."

Hamani që pranoi shkoi në shtëpi me humor dhe mburrje të madhe.

Hamani: "Unë jam zyrtari më i lartë. Ndaj u ftova nga Mbretëresha për të ngrënë një vakt me Mbretin. Vetëm unë! Nesër jam i ftuar sërish. Por kjo gjë më zemëron akoma më shumë: Mordekai nuk përkulet para meje."

Bashkëshortja: "Do e lësh atë të fitojë? Vare atë, hebre!"

Esteri nuk e pa që Hamani i ngriti një trekëmbësh njerkut të saj. Ishte mbi 80 metra i lartë. Por Zoti e pa. Ai sundon! Dhe kjo është arsyeja pse ai i dha mbretit Asuero një natë pa gjumë.

Mbreti: "Shërbëtor, nuk mund të fle. Sill ditarin tim. Lexoni me zë të lartë se çfarë ka ndodhur së fundmi."

Ditari tregonte se si Mordekai shmangi një atentat kundër Mbretit.

Mbreti: "Çfarë lloj shpërblimi mori Mordekai për këtë?"

Shërbëtori: "Asgjë."

Të nesërmen Hamani erdhi në pallat. Ai donte të merrte leje nga mbreti për të varur Mordekain.

Mbreti: "Haman, çfarë duhet t'i jap njeriut që mbreti dëshiron të falënderojë?"

Hamani ishte i sigurt se mbreti donte ta shpërblente.

Hamani: "Të veshë mantelin e Mbretit dhe të vërë një kurorë dhe të hipë mbi një nga kuajt e Mbretit dhe të nxirret nëpër rrugët e qytetit. Një shërbëtor i mbretit duhet të ecë pranë tij dhe të bërtasë: ky është njeriu që mbreti dëshiron të nderojë."

Mbreti: "Haman, bëje këtëgjë për Mordekain!"

Hamani u zbardh i tëri.

Në dramën tjetër, do të dëgjoni se si vazhdon kjo histori nga Bibla.


Folësit: Autori, Mbreti, Ester, Hamani, bashkëshortja, shërbëtori

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:31 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)