STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 136 (First aid 4)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

136. Ndihma e shpejtë 4


(tingulli i zhurmave te trafikut)

Vajza: "Shkolla e jetës pjesa e tretë. Ndihma e shpejtë."

A keni parë ndonjëherë një spital pa mjekë apo infermierë?

Një vend i tillë ekziston. Në fakt nuk duket si një spital, por si një pishinë e madhe me dy pishina të veçanta. I gjithë objekti ishte i rrethuar nga katër portikë me hark dhe një korridor ndante të dyja pishinat.

Aty shtriheshin shumë të sëmurë. Por asnjë mjek nuk i trajtonte. Nuk merrte askush ndihmën e shpejtë. Dhe nuk kishte ambulancë për emergjencat.

Të sëmurët shikonin vazhdimisht ujin. Thuhej se një engjëll prekte ujin herë pas here. Kushdo që futej i pari në ujë pas kalimit të engjëllit, shërohej. Dhe të gjithë donin të shëroheshin! Sidomos një njeri i gjymtuar që ndodhej aty. Ai shpresonte të merrte ndihmën e shpejtë nga uji.

Burri: "Nuk mund t'i heq sytë nga uji. Atje, po lëviz diçka! Duhet të jem i pari që do të futem në ujë (tingulli i psherëtimës). Prapë nuk munda. Nuk do të arrij kurrë në kohë."

I zhgënjyer, ai u shtri edhe një herë në vigun e tij. Kishte 38 vite që priste "ndihmën e shpejtë".

Një ditë dikush erdhi dhe e pyeti.

Jezusi: "A do të shërohesh?"

Burri: "Po, por nuk kam njeri që mund të më çojë në ujë. Gjithmonë dikush do të futet në ujë para se unë të arrij atje."

Jezusi: "Çohu! Merr vigun tënd dhe ec."

Burri u ngrit dhe u shërua. Mori ndihmën e shpejtë pa asnjë gjilpërë ose fashë. Shëndoshë e mirë pas 38 vitesh! Pyes veten nëse të tjerët ishin të lumtur për të?

Fariseu: "Çfarë mendoni se jeni duke bërë? Sot është e shtunë. Në këtë ditë pushimi është e ndaluar të mbash vigun."

Burri: "Burri që më shëroi më tha të merrja vigun dhe të ecja."

Fariseu: "Kush është ai?"

Burri: "Nuk e di. Nuk e pashë më."

E dini kush ishte? E drejta. Ishte Zoti Jezus. Ai jep ndihmën e shpejtë më mirë se kushdo tjetër. Jo vetëm për trupin tonë, por edhe për shpirtin. Na ndihmon dhe shpëton me kënaqësi.

Kur foli më vonë me njeriun e shëruar, i dha disa këshilla të mira.

Jezusi: "Ti je i shëndetshëm tani. Mos ji i padrejtë dhe mos mëkato më që të mos të ndodhë asgjë më e keqe."

Mund ta imagjinoj se çfarë donte të thoshte Jezusi. A mundesh edhe ti?


Folësit: Autori, vajza, Jezusi, Fariseu

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:26 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)