STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 063 (Sammy's discovery)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

63. Zbulimi i Sammy


Në rrugët e Nju Jorkut po frynte një erë e ftohtë. Sammy e tërhoqi kapelën mbi veshët e tij. Çdo mbrëmje ai duhej të dilte për një shëtitje me të atin. Makinat që bënin garë kalonin, boritë ulërinin dhe gratë shtyheshin drejt autobusëve me çanta plot me pako. Të gjithë nxitonin.

Sammy: "Babi, cili është qëllimi i gjithë kësaj?"

Baba ii tij, i cili ishte i zhytur në mendime, e pyeti:

Babai: "Çfarë do të thuash?"

Sammy: "Ylli, Babi, ylli! Nuk e shikon?"

I emocionuar, ai tregoi me gisht një dritare në një nga shtëpitë. Kishte një qiri të ndezur, flaka e të cilit shkëlqente si një yll në errësirë.

Babai: "Ata njerëz ndezin qiri në dritare për djalin e tyre. Ai ka shkuar larg, shumë larg në luftë dhe po lufton kundër armiqve. Nëse ai vritet nga ndonjë plumb, do e fikin qiriun."

Ndërsa ecnin më tej, babai mendoi: Shpresoj që kurrë të mos më duhet t'i vendos një qiri në dritare djalit tonë.

Sammy vazhdonte të shihte yjet.

Sammy: "Babi, ja ku është një. Ja dhe një tjetër. Shiko, ka dy qirinj në një dritare. Ajo familje ka të ngjarë ka dy djem në luftë."

Në fund të rrugës, Sammy ngriti kokën lart dhe ndaloi menjëherë. Mbajti frymën sikur të kishte ndodhur diçka e paimagjinueshme.

Sammy: "Shiko, Babi, atje!"

Kishte zbuluar yllin e mbëmjes në qiellin e errët.

Sammy: "A ka edhe Zoti një Djalë? Që ka vendosur një yll në dritare."

Babai: "Po, Zoti ka vetëm një Djalë. Ai e dërgoi Atë për të luftuar kundër të keqes në këtë botë. Dhe Ai fitoi! Jo me armë, por me dashuri. Kjo i kushtoi Atij jetën e tij. Por Ai i do edhe armiqtë e Tij, ata që e gozhduan në kryq. Zoti e ringjalli nga të vdekurit. Nëpërmjet Tij ne mund të kemi paqe me Perëndinë dhe njerëzit e tjerë."

Më vonë, Sammy shpesh mendonte për yjet në dritare dhe për Atë që luftoi kundër të keqes në botë duke ofruar jetën e Tij.

Jezusi na solli paqen. Dhe ende ka luftëra të tmerrshme që shkaktojnë frikë dhe vuajtje. Bombat dhe plumbat shuajnë jetën e shumë njerëzve.

Por ylli në dritaren e Zotit nuk mund të shuhet kurrë. Sepse nuk mund të shuhet Ai që u jep shpëtim dhe paqe të gjithë atyre që kërkojnë: Jezu Krishti.


Folësit: Autori, Sammy, babai

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:07 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)