Home
Links
Contact
About us
Impressum
Site Map


YouTube Links
App Download


WATERS OF LIFE
WoL AUDIO


عربي
Aymara
Azərbaycanca
Bahasa Indones.
বাংলা
Български
Cebuano
Deutsch
Ελληνικά
English
Español-AM
Español-ES
فارسی
Français
Fulfulde
Gjuha shqipe
Guarani
հայերեն
한국어
עברית
हिन्दी
Italiano
Қазақша
Кыргызча
Македонски
മലയാളം
日本語
O‘zbek
Plattdüütsch
Português
پن٘جابی
Quechua
Română
Русский
Schwyzerdütsch
Srpski/Српски
Slovenščina
Svenska
தமிழ்
Türkçe
Українська
اردو
中文

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 148 (The hardest test 3)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

148. Testi më i vështirë 3


A kam të drejtë kur them? Ditën që keni një test të vështirë, preferoni të qëndroni në shtrat.

Ndryshe ishte me Abrahamin. Ai u ngrit shumë herët. Dhe nuk u testua në matematikë apo shkencë. Zoti e testoi besimin e tij.

Zëri i Zotit: "Abraham!"

Abrahami: "Ja ku jam."

Zëri i Zotit: "Merr tani birin tënd, birin tënd të vetëm, atë që ti do, Isakun, shko në vendin e Moriahve dhe sakrifikoje në një nga malet që do të të tregoj."

Kushdo që nuk e njeh Zotin dhe as nuk e do Atë, do të mendonte se Zoti është mizor. Abrahami nuk mendoi keq për Atë që po e vinte në provë.

Bibla na thotë thjesht: Abrahami u ngrit herët dhe i vuri samarin gomarit të tij. Ai çau drutë për ofertën dhe mori me vete dy shërbëtorë si dhe djalin e tij, Isakun.

Ata ecën pothuajse 75 milje. Ishte një rrugë e gjatë, një rrugë ku ata mund të ktheheshin po aq mirë në çdo kohë.

Pas tri ditësh, Abrahami pa malin. Dhe u tha shërbëtorëve të tij.

Abrahami: "Rrini këtu bashkë me gomarin. Unë dhe djali do të shkojmë të adhurojmë Zotin. Pastaj do të kthehemi pranë jush."

E dëgjuat? Abrahimi tha: Do të kthehemi përsëri. Ai besonte plotësisht se Zoti do ta kthente në jetë Isakun.

Djali mbante drutë, babai mbante enën me thëngjij të ndezur si dhe thikën. Dhe kështu ata ecën së bashku.

lsaku: "Baba!"

Abrahami: "Po, biri im."

lsaku: "Kemi drutë dhe zjarrin, por ku është qengji për flijimin?"

Abrahami: "Këtë do t'ia lëmë Zotit. Ai do të sigurojë për sakrificën, biri im."

Kur arritën në vendin që u tregoi Perëndia, Abrahami ndërtoi një altar dhe vendosi drutë mbi të. E lidhi të birin Isakun dhe e vuri në altar mbi dru. Më pas mori thikën.

Engjëlli: "Abraham! Abraham!"

Abrahami: "Ja ku jam."

Engjëlli: "Mos e lëndo djalin. Tani e shoh se ti e do Zotin më shumë se djalin tënd të vetëm."

Abrahami e kaloi provën më të vështirë që kishte.

Disa qindra metra larg Moriahut qëndronte kryqi ku shumë vite më vonë, Perëndia sakrifikoi Birin e Tij të vetëm, Jezusin, në mënyrë që ne të bëheshim fëmijët e Tij nëse besojmë në Të. Dëshiron të lutesh me mua tani?

"Zoti Jezus, unë do të besoj në ty si Abrahami, çfarë mund të ndodhë me dikë që ka një besim të tillë?!"


Folësit: Autori, zëri i Zotit, Abrahami, lsaku, engjëlli

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:29 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)