STORIES for CHILDREN by Sister Farida(www.wol-children.net) |
|
Home عربي |
Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 147 (Nothing is too hard for God 2) This page in: -- ALBANIAN -- Arabic? -- Armenian -- Aymara -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- Farsi -- French -- Fulfulde -- German -- Greek -- Guarani -- Hebrew -- Hindi -- Indonesian -- Italian -- Japanese -- Kazakh -- Korean -- Kyrgyz -- Macedonian -- Malayalam? -- Platt (Low German) -- Portuguese -- Punjabi -- Quechua -- Romanian -- Russian -- Serbian -- Slovene -- Spanish-AM -- Spanish-ES -- Swedish -- Swiss German? -- Tamil -- Turkish -- Ukrainian -- Urdu -- Uzbek
DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët
147. Asgjë nuk është tepër e vështirë për Zotin 2E pamundur! Krejt e pamundur! Edhe Abrahami duhet ta ketë pasur këtë mendim. Pse? Sepse ishte i moshuar dhe gruaja e tij Sara gjithashtu. Për një kohë të gjatë, Zoti u kishte premtuar atyre një djalë. Por në moshën 89-vjeçare të kesh një fëmijë, apo në moshën 99-vjeçare të bëhesh baba, kjo është thjesht e pamundur. A e kishte harruar Zoti atë? Abrahami u ul në hyrje të çadrës së tij. Ishte mesditë dhe shumë, shumë nxehtë. Çuditërisht, ai pati mysafirë krejt papritur. Tre burra. Abrahami u përkul para tyre. A e mendoi ai se vetë Zoti ishte një nga këta njerëz? Abrahami: "Zoti im, mos udhëto më tej. Rri këtu. Do të marr ujë dhe do t'ju laj këmbët. Uluni në hije. Do të përgatis një vakt për ju." Burri: "Bëj siç ke thënë." Abrahami nxitoi me përgatitjet. Sara piqte ëmbëlsira buke, shërbëtori theri një viç dhe Abrahami u shërbeu një vakt shumë të mirë me dhallë dhe qumësht të freskët. Burri: "Ku është Sara, gruaja jote?" Abrahami: "Është në çadër." Burri: "Po ju them një të vërtetë. Pas një viti, kur të kthehem, Sara do të ketë një djalë." (tingulli i të qeshurës) Sara qeshi. Ajo i kishte përgjuar. E pamundur, mendoi ajo. Unë jam shumë e vjetër. Burri: "Pse qeshi Sara dhe pse tha se është e pamundur që ajo të ketë një fëmijë? A ka ndonjë gjë shumë të vështirë për Zotin? Pas një viti, Sara do të ketë një djalë." A ka ndonjë gjë të pamundur për Zotin? Zoti i premtoi Abrahamit një djalë më shumë se dhjetë herë. Një herë ishte një situatë jashtëzakonisht e veçantë. Zëri i Zotit: "Abraham, shiko qiellin dhe numëro yjet. Kaq shumë pasardhës do të të jap." Abrahami nuk mund t'i numëronte yjet, por ai i besoi Perëndisë. Qielli i madh i mbushur me kaq shumë yje i tregoi atij se Zoti është edhe më i madh. A është diçka e pamundur për Të? Kurrë! Dhe imagjinoni, kur Abrahami ishte 100 vjeç, u bë baba dhe Sara ishte një nënë shumë e lumtur në moshën 90-vjeçare. (tingulli i një foshnje duke qeshur) Ata e quajtën djalin e shumëdëshiruar, Isak. Me Zotin asgjë nuk është e pamundur. Ai është më i madh se sa mund ta imagjinoni. Mundohuni të numëroni yjet dhe atëherë do të kuptoni se Zoti është shumë i madh. Folësit: Autori, Abrahami, burri, zëri i Zotit © E drejta e autorit: CEF Gjermani |