Home
Links
Contact
About us
Impressum
Site Map


YouTube Links
App Download


WATERS OF LIFE
WoL AUDIO


عربي
Aymara
Azərbaycanca
Bahasa Indones.
বাংলা
Български
Cebuano
Deutsch
Ελληνικά
English
Español-AM
Español-ES
فارسی
Français
Fulfulde
Gjuha shqipe
Guarani
հայերեն
한국어
עברית
हिन्दी
Italiano
Қазақша
Кыргызча
Македонски
മലയാളം
日本語
O‘zbek
Plattdüütsch
Português
پن٘جابی
Quechua
Română
Русский
Schwyzerdütsch
Srpski/Српски
Slovenščina
Svenska
தமிழ்
Türkçe
Українська
اردو
中文

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 082 (The special submarine 2)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

82. Nëndetsja e veçantë 2


Djali: "Jam shumë kurioz të shikoj se çfarë ndodhi me Jonën."

Vajza: "Nëse do tregohej i zgjuar, do e kishte dëgjuar Zotin dhe nuk kishte pse të largohej nga Ai."

Djali: "Dhe nuk do i ishin lagur as rrobat."

Zoti do të shpëtojë – ndaj Jona duhej të shkonte në Ninive.

Dukej sikur udhëtimit të jetës i kishte ardhur fundi. Nëse nuk do të ishte për Zotin. Që dëshiron të shpëtojë! Edhe Jonën. Dhe kjo është arsyeja pse Ai dërgoi një "nëndetëse" shumë të veçantë vetëm për të. Një peshk i madh notoi drejt tij dhe e gëlltiti të gjithin.

Jona kaloi tri ditë e tri net në barkun e peshkut. Në thellësi të detit, rebelimi i tij nga Zoti kishte përfunduar. Ai i thirri Perëndisë në dëshpërimin e tij më të madh.

Jona: "Zot, më ke hedhur në det. Të gjitha dallgët më përpinë. Mendova se do të vdisja. Por ti më shpëtove! Shume faleminderit! Unë do të bëj gjithçka që do më kërkosh."

Zoti i dëgjon të gjithë. Ai ju dëgjon edhe kur jeni të mërzitur dhe të trishtuar.

Ai e dëgjoi lutjen e Jonës dhe e urdhëroi peshkun të notonte në breg dhe ta pështynte banorin e patretshëm.

Zoti do të shpëtojë, ndaj it ha Jonas për herë të dytë.

Zoti tha: "Jona, shko në qytetin e madh të Ninivesë dhe prediko atë qe do të them."

Jona shkoi. (tingujt e hapave dhe të rrugëve të zhurmshme të qytetit)

Jona: "Më dëgjoni! Zoti më dërgoi tek ju. Pas 40 ditësh qyteti juaj i bukur do të jetë një pirg mbeturinash. Ky është ndëshkimi i mëkatit tuaj. Sepse jeni gënjeshtarë, tradhëtarë dhe hajdutë. Zoti ka parë gjithë, vrasjet dhe vjedhjet tuaja."

Të tmerruar, njerëzit e dëgjuan. Predikimi i Jonas u foli drejtpërdrejt zemrave të tyre.

Gruaja: "Ai ka të drejtë. Kemi mëkatuar kunër Zotit. Çfarë të bëjmë për këtë gjë?"

Lajmëtari i Mbretit: "Një urdhër nga Mbreti! Askush nuk lejohet të hajë ose të pijë. Pendohuni për mëkatet tuaja dhe thirrini Zotit. Ndoshta do të na dëgjojë. Mjaft me padrejtësitë, dhe filloni një jetë të re."

Imagjinoni! Të 120 000 banorët e këtij qyteti i thirrën Zotit. Si të rriturit edhe fëmijët. Ata u penduan që jetuan jetën e tyre pa Perëndinë.

Kaluan ditë: 38, 39, 40. Zoti nuk i dënoi. Ai i dëgjoi lutjet e tyre të pendimit dhe i fali ata. A nuk është e mrekullueshme? Të gjithë i thirrën Perëndisë dhe kushdo që e bëri këtë u shpëtua.

Sikur kjo të ndodhte edhe në fshatin tonë, qytetin tonë! Zoti dëshiron të shpëtojë. Ty dhe shumë e shumë të tjerë.


Folësit: Autori, djali, vajza, Jona, Zoti, gruaja, lajmëtari i Mbretit

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:12 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)