STORIES for CHILDREN by Sister Farida(www.wol-children.net) |
|
Home عربي |
Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 043 (Good news 2) This page in: -- ALBANIAN -- Arabic? -- Armenian -- Aymara -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- Farsi -- French -- Fulfulde -- German -- Greek -- Guarani -- Hebrew -- Hindi -- Indonesian -- Italian -- Japanese -- Kazakh -- Korean -- Kyrgyz -- Macedonian -- Malayalam? -- Platt (Low German) -- Portuguese -- Punjabi -- Quechua -- Romanian -- Russian -- Serbian -- Slovene -- Spanish-AM -- Spanish-ES -- Swedish -- Swiss German? -- Tamil -- Turkish -- Ukrainian -- Urdu -- Uzbek
DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët
43. Lajmi i mirë 2Shëtitja në treg ishte e lodhshme. TiFam dhe nëna e saj mbanin në kokë shporta të rënda të mbushura me patate të ëmbla. Shpresonin të merrnin shumë para që më pas zonja Orestil t'i blinte vajzës së saj fustanin e ri. Të vetmin fustan që ajo kishte ishte i vjetër dhe kishte vrima. Prindërit e TiFam ishin të varfër. Babai i saj gjithmonë sakrifikonte për shpirtërat e këqij, por kurrë nuk kishte paqe. Papritur TiFam mendoi për Mary-n. Shoqja e saj nuk mbante më hajmali, sepse ishte bërë e krishterë. Më në fund arritën në treg. Kishte shumë njerëz dhe rrëmujë e madhe. Shitësi: "Hajde perime të freskëta! Super fasule!" Shitësi: "Hajde misër të ri." Shitësi: "Hajde gjëra të lira – çdo gjë është e mirë dhe e lirë!" Zonja Orestil vendosi shportën e saj përpara një burri. Me sy kritik, ai shqyrtoi kokrrat e patateve. Shitësi: "U mendova shumë. Krimba! Patatet janë plot me krimba!" E zhgënjyer i dha për pak para, kështu zonja Orestil bëri pazarin. Por TiFam përjetoi një mrekulli. Një burrë miqësor bleu të gjitha patatet në shportën e saj. TiFam nuk e dinte që shoqja e saj u bë e krishterë nëpërmjet këtij njeriu. Me paratë që mori, TiFam i bleu vetes një fustan të bukur. Dhe ishte aq e lumtur. Më vonë ajo u takua përsëri me Victor. TiFam: "Shiko, është njeriu që më bleu patatet. Çfarë libri ka në dorë?" TiFam dhe nëna e saj qëndruan në këmbë dhe dëgjonin se çfarë po u thoshte njerëzve. Victor: "Unë kam një lajm të mirë për ju. Zoti të do dhe dëshiron të të japë paqe në zemrën tënde, në mënyrë që të mos kesh më nevojë të kesh frikë." Zonja Orestil: "TiFam, besoj se ai po flet të vërtetën." Kur Orestil, magjistari, dëgjoi që gruaja e tij dëgjonte Victor-in, i bërtiti me inat. Orestil: "Victor ju shqetësoi. Mos e besoni atë. Shpirtrat do të kthehen tek ne." Zonja Orestil: "Orestil, kam paqe në zemër. Zoti i Victor është më i fortë se shpirtërat e këqij." Në atë moment Orestil mori fustanin e ri të TiFam, e ktheu në një kukull prej lecke dhe futi shumë gjilpëra në të. Orestil: "Ai atje është Victor. Duhet të vdesë. Gjilpërat do e vdesin." TiFam u trondit. Babai i saj nuk kishte bërë kurrë diçka të tillë më parë. Kush ishte më i fortë? Mallkimi i magjistarit apo Jezusi? Dëgjoni dramën tjetër për ta zbuluar. Folësit: Autori, shitësi, TiFam, Victor, Zonja Orestil, Orestil © E drejta e autorit: CEF Gjermani |