STORIES for CHILDREN by Sister Farida(www.wol-children.net) |
|
Home عربي |
Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 042 (TiFam, daughter of the witch doctor 1) This page in: -- ALBANIAN -- Arabic? -- Armenian -- Aymara -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- Farsi -- French -- Fulfulde -- German -- Greek -- Guarani -- Hebrew -- Hindi -- Indonesian -- Italian -- Japanese -- Kazakh -- Korean -- Kyrgyz -- Macedonian -- Malayalam? -- Platt (Low German) -- Portuguese -- Punjabi -- Quechua -- Romanian -- Russian -- Serbian -- Slovene -- Spanish-AM -- Spanish-ES -- Swedish -- Swiss German? -- Tamil -- Turkish -- Ukrainian -- Urdu -- Uzbek
DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët
42. TiFam, vajza e magjistarit 1Mbi malet e Haitit doli dielli. TiFam jetonte me prindërit e saj në një kasolle të vogël balte. Ata ishin shumë të varfër dhe gjithmonë kishin frikë nga frymërat e liga. Ata nuk dinin asgjë për Perëndinë e vërtetë që i donte dhe që u thoshte: Mos kini frikë, sepse unë jam me ju. Babai i TiFam, magjistari, Orestil, u ngrit herët dhe nëna e saj bënte punët e shtëpisë dhe punonte në fushë. TiFam shpesh duhej të ndihmonte. Nëna: "TiFam, ne do të mbledhim patatet e ëmbla dhe do t'i çojmë në treg nesër. Shko dhe prit gjethe bananeje që t'i vendosin në shportë." TiFam: "Nëse shkoj, mund ta blej fustanin e ri që më ke premtuar?" Nëna: "Do ta shohim." TiFam mori hanxharin dhe shkoi në plantacionin e bananeve. Shoqja e saj vrapoi nëpër fushë drejt saj. Mary: "TiFam! TiFam!" TiFam: "Mary, nesër do të blej një fustan të ri, një me fjalë në të." Mary: "Fjalë? Ti akoma nuk di të lexosh. Do mësoj të lexoj njëherë pastaj do blej diçka të tillë." TiFam: "A do blesh ndonjë hajmali për babain që të jetë i mbrojtur?" Mary: "Jo, Nuk përdorim më gjëra të tilla. Jemi të Krishterë dhe do të blejmë një Bibël." TiFam: "Mary, je çmendur! Shpirtërave të këqinj nuk do u vijë mirë. Do sëmuresh." Mary: "TiFam, nuk kam frikë më. Jezusi është më i fortë se frymërat e liga. Ai ka thënë: Mos ki frikë sepse jam me ty. Victor na i tha këtë gjë nga Bibla." TiFam: "Ato janë gënjeshtra, vetëm gënjeshtra." TiFam mbajti hajmalinë e saj dhe iku me vrap. TiFam: "Mami, Mary nuk mban më hajmali sepse janë bërë të Krishterë." Të krishterët janë njerëz që i përkasin Jezusit dhe për këtë arsye, nuk duan të kenë më asgjë të bëjnë me hajmalitë, zodiakun, horoskopët apo bestytnitë. Perëndia i ndalon këto gjëra në Fjalën e Tij. A jeni ju të varur ndaj këtyre gjërave, apo do t'i jepni Jezusit besimin tuaj? Vetëm ai mund të jetë mbrojtja dhe ndihma juaj. Ai gjithashtu ju thotë: Mos kini frikë se unë jam me ju. TiFam nuk e dinte që ne mund t'i lutemi Jezusit. Ajo jetonte gjithmonë me frikë. Kur Orestil, magjistari, dëgjoi se Mary dhe prindërit e saj ishin bërë të krishterë, fytyra e tij u errësua dhe më pas… Se çfarë ndodh më pas në këtë histori të vërtetë misionare do e tregojmë në dramën vijuese. Folësit: Autori, nëna, TiFam, Mary © E drejta e autorit: CEF Gjermani |