STORIES for CHILDREN by Sister Farida(www.wol-children.net) |
|
Home عربي |
Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 009 (He came and He'll come) This page in: -- ALBANIAN -- Arabic? -- Armenian -- Aymara -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- Farsi -- French -- Fulfulde -- German -- Greek -- Guarani -- Hebrew -- Hindi -- Indonesian -- Italian -- Japanese -- Kazakh -- Korean -- Kyrgyz -- Macedonian -- Malayalam? -- Platt (Low German) -- Portuguese -- Punjabi -- Quechua -- Romanian -- Russian -- Serbian -- Slovene -- Spanish-AM -- Spanish-ES -- Swedish -- Swiss German? -- Tamil -- Turkish -- Ukrainian -- Urdu -- Uzbek
DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët
9. Erdhi dhe do të vijëKoha më e bukur e vitit ka ardhur. Dyqanet dhe rrugët janë zbukuruar për Krishtlindje. Edhe në shtëpitë tona kemi zbukuruar bredhin me yllin e artë. Qiriu i parë digjet në kurorën e Adventit. Unë gjithmonë e pres me padurim këtë kohë, dhe jam e sigurt edhe ju mezi e prisni. (vini në sfond një këngë Krishtlindjeje – instrumentale) Holly: "Një qiri po digjet. Më vjen mirë që kjo kohë e bukur e vitit tashmë ka ardhur. Duke na thënë: Zoti të do si ty dhe mua; Biri i tij lindi si foshnjë." Dritat janë ndezur dhe shpallin lajmin e mirë. Qiriu i parë na kujton: Jezusi erdhi nga qielli në tokë. Ai u bë njeri, ashtu si ne, për të vdekur në kryq për mëkatet tona. Ai u varros dhe u ringjall pas tre ditësh. Dhe tani jeton! Qiriu i dytë thotë: Jezusi është drita e botës. Për çdo person. Dhe Ai dëshiron ta mbushë zemrën tuaj me dritë dhe gëzim. Qiriu i tretë premton se: Ai eshte duke ardhur! Jezusi, Zoti, po vjen përsëri. Por jo si Ai i 2000 viteve më parë. Nuk do të vijë më si një foshnjë e shtrirë në një grazhd. Por do të vijë si Zot dhe Mbret. Qiriu i katërt shpall: Prisni Atë dhe jini gati. Gjëja më e mirë për ju është ta lejoni Atë të hyjë në jetën tuaj sot. Kjo është përgatitja më e mirë për ardhjen e Tij. Jezusi erdhi dhe do të vijë përsëri. Ky është lajmi i mirë i Ardhjes që shkëlqen më shumë se çdo qiri. Ju uroj një sezon të gëzueshëm të Adventit. Edhe një gjë të fundit: herën tjetër do të kemi një kuiz për Krishtlindje. A do merrni pjesë? Folësit: Autori, vajza (Holly) © E drejta e autorit: CEF Gjermani |