Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 009 (He came and He'll come)
9. Erdhi dhe do të vijë
Koha më e bukur e vitit ka ardhur.
Dyqanet dhe rrugët janë zbukuruar për Krishtlindje.
Edhe në shtëpitë tona kemi zbukuruar bredhin me yllin e artë.
Qiriu i parë digjet në kurorën e Adventit.
Unë gjithmonë e pres me padurim këtë kohë, dhe jam e sigurt edhe ju mezi e prisni.
(vini në sfond një këngë Krishtlindjeje – instrumentale)
Holly: "Një qiri po digjet. Më vjen mirë që kjo kohë e bukur e vitit tashmë ka ardhur. Duke na thënë: Zoti të do si ty dhe mua; Biri i tij lindi si foshnjë."
Dritat janë ndezur dhe shpallin lajmin e mirë.
Qiriu i parë na kujton:
Jezusi erdhi nga qielli në tokë. Ai u bë njeri, ashtu si ne, për të vdekur në kryq për mëkatet tona. Ai u varros dhe u ringjall pas tre ditësh. Dhe tani jeton!
Qiriu i dytë thotë:
Jezusi është drita e botës. Për çdo person. Dhe Ai dëshiron ta mbushë zemrën tuaj me dritë dhe gëzim.
Qiriu i tretë premton se:
Ai eshte duke ardhur! Jezusi, Zoti, po vjen përsëri. Por jo si Ai i 2000 viteve më parë. Nuk do të vijë më si një foshnjë e shtrirë në një grazhd. Por do të vijë si Zot dhe Mbret.
Qiriu i katërt shpall:
Prisni Atë dhe jini gati. Gjëja më e mirë për ju është ta lejoni Atë të hyjë në jetën tuaj sot. Kjo është përgatitja më e mirë për ardhjen e Tij.
Jezusi erdhi dhe do të vijë përsëri. Ky është lajmi i mirë i Ardhjes që shkëlqen më shumë se çdo qiri.
Ju uroj një sezon të gëzueshëm të Adventit.
Edhe një gjë të fundit: herën tjetër do të kemi një kuiz për Krishtlindje. A do merrni pjesë?
Folësit: Autori, vajza (Holly)
© E drejta e autorit: CEF Gjermani